Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e 7 partive të vogla dhe disa deputetëve te opozitës, të cilët kundërshtonin formulën e përcaktuar nga ndryshimet në Kodin zgjedhor për listat e kandidatëve.
Klerikët uruan besimtarët që shpresa të mos mungojë në zemrat e tyre dhe që gjithësecili të bëjë më të mirën, si në jetën kishtare, ashtu dhe atë shoqërore.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i pyetur nga gazetarët gjatë një konference të martën mbrëma në Prishtinë, tha se askush nuk ka mundur të presë qëndrim ndryshe të lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kundruall Listës Serbe.
Në të gjithë Ballkanin autoritetet lëshuan paralajmërime mbi rrezikun që paraqesin rrugët për shkak të rrëshqitjet së borës.
Momente tensioni me policinë. PD: U dhunua nënkryetari Gjekmarkaj. Policia e mohon kategorikisht: U ndje keq dhe u largua nga protesta
Trupa e anëtarëve rrëzon pretendimet e kryetares së gjykatës: “Qëllimi i parashikimeve të Kushtetutës është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës”
Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me një vendim pas disa ankimeve në lidhje me përkufizimet e Kodit Zgjedhor, që bëjnë fjalë për listën e mbyllur prej një të tretash të kandidatëve për deputetë dhe listën me votë parapëlqyese prej dy të tretash
Gjykata e Posaçme shqyrtoi dokumentat e sjella nga organi i hetimit dhe i propozoi Prokurorisë së Posaçme që të rikualifikonte akuzat ndaj 3 të pandehurve për çështjen e koncesionit të sterilizimeve kirurgjikale.
Ndërsa çështja pritet të trajtohet në mekanizma të tjerë, Presidenti i Serbisë tha se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti “aktualisht po përpiqet të eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë, që është Lista Serbe”.
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha të hënën se nuk sheh prova që Beogradi është përfshirë në sulmin e 29 nëntorit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës, për të cilin autoritetet në Kosovë akuzuan Serbinë.
Sipas të dhënave të qeverisë grege, në fund të tetorit 2024 në Greqi ndodheshin 275 mijë e 630 qytetarë shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi, të cilët përbënin 57,2 për qind të të huajve të rregullt në vendin fqinj
Sipas autoriteteve i akuzuari ishte përfshirë në krime kundër popullsisë civile në rajonin e Suharekës, rreth 40 kilometra larg Prishtinës.
Ngarko më shumë