Sipas SPAK-ut, deputeti Dogjani dyshohet se në dokumentat e deklarimit të pasurisë ka paraqitur një kontratë fiktive të blerjes së një apartamenti në vitin 2006
Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas, tha të martën se autorët e sulmit të së premtes në Zubin Potok në veri të Kosovës, duhet të vihen para drejtësisë.
Një gjykatë në Prishtinë i caktoi të martën masën e paraburgimit prej 30 ditësh një pjesëtari të komunitetit serb i arrestuar ditë më parë nën dyshimin për përfshirje në sulmin që dëmtoi kanalin furnizues me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës.
“Pothuajse në gjithë hetimet tona kemi gjetur lidhje të krimit të organizuar me zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar”, tha drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani.
Analistë të zhvillimeve ndërkombëtare, mendojnë se kjo situatë lë hapësira për cënimin e sigurisë në vend.
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier i bëri këto komente pas një takimi të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me diplomatët e vendeve kryesore perëndimore në Prishtinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi përsëri Serbinë se qëndronte pas sulmit ndaj një kanali të rëndësishëm furnizimi me ujë, ndërsa Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç mohoi çdo përfshirje
Dita ndërkombëtare e luftës kundër HIV/AIDS e gjen Kosovën këtë vit me 29 raste të reja të personave të prekur me këtë virus, që shënon dyfishim rastesh në krahasim me një vit më parë, kur ishin regjistruar 14 syresh.
Diagnoza e vonë dhe shoqërimi i HIV-it me sëmundje të tjera, si sifilizi, mbeten shqetësime kryesore.
Beogradi mohoi të dielën akuzat e Prishtinës për përfshirjen në sulmin e së premtes në Zubin Potok, që dëmtoi furnizimin me ujë të disa qyteteve dhe termocentraleve të vendit.
Policia tha se janë identifikuar disa persona si të dyshuar të mundshëm për nxitjen e akteve të dhunës, organizimit apo ekzekutimit të sulmit të fundit.
Specialistët e restaurimeve thonë se zbulimet kanë rëndësi për periudha të ndryshme historike, por edhe për të nxitur turizmin kulturor.
Ngarko më shumë