Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt e Fadil Fazliut, për përpjekje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës, si dhe për Hajredin Kuçi për mosbindje ndaj gjykatës.