Policia tha se janë identifikuar disa persona si të dyshuar të mundshëm për nxitjen e akteve të dhunës, organizimit apo ekzekutimit të sulmit të fundit.
Specialistët e restaurimeve thonë se zbulimet kanë rëndësi për periudha të ndryshme historike, por edhe për të nxitur turizmin kulturor.
Konventa e Bernës, e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane, është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e cilësoi sulmin një akt të neveritshëm sabotimi dhe kërkoi vënien e autorëve para drejtësisë.
Autoritetet në Prishtinë akuzuan Serbinë për organizim të shpërthimit të së premtes, që dëmtoi një kanal që furnizon me ujë disa qytete dhe termocentralet e vendit.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha të premten në mbrëmje se ShBA do të mbështesin një hetim gjithëpërfshirës dhe i kanë ofruar qeverisë së Kosovës mbështetjen për të vene para drejtësisë autorët e sulmit në një kanal të furnizimit më ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës.
Njoftimi për shpërthimin e së premtes në mbrëmje u bë vetëm pak kohë pasi policia njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë pas disa shpërthimeve gjatë javës në veriun e banuar me shumicë serbe. Autoritetet e cilësuan shpërthimin sulm kriminal dhe terrorist.
Rritja e masave të sigurisë pasoi dy sulme me granata dore gjatë kësaj jave në komunën e Zveçanit në veri të vendit të banuar me shumicë serbe.
Ekspertët thonë se, mundësi e mirë për të mbështetur me fuqi punëtore dhe specialistë sektorin turistik janë shkollat profesionale dhe universitetet. Por, edhe ato kanë kapacitete të kufizuara përballë nevojave në rritje që ka tregu turistik.
Incidenti ndodhi në lagjen Bit Pazar të komunës së Çairit në Shkup, gjatë kremtimeve me rastin e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, që shqiptarët e kremtojnë edhe si festën e Flamurit Kombëtar
Ky është sulmi i dytë brenda pak kohe në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, ku të martën e kësaj jave persona të panjohur hodhën dy granata dore në oborrin e stacionit policor.
28 nëntorin shqiptarët e Kosovës e kremtojnë edhe si ditën e daljes së parë publike të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997 dhe ditëlindjen e komandantit të saj Adem Jashari.
Ngarko më shumë