Në një dokument të qeverisë së Kosovës që e ka siguruar Zëri i Amerikës, autoritetet akuzojnë Serbinë se qëndron pas shpërthimit në Zubin Potok, duke theksuar se sulmi paraqet një sprovë edhe për perëndimin.
Ministri shqiptar Vengu: Nisma të rienergjizohet me anëtarë të rinj, si Kosova. Zyrtarja amerikane e Mbrojtjes Wallander: Qëndrimi ynë për politikën e dyarve të hapura i palëkundur
Protestuesit që parakaluan qendrës së Prishtinës, paralajmëruan grevë të përgjithshme të sektorit në rast të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.
Publicisti Veton Surroi i tha Zërit të Amerikës se pret që administrata e Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump ta shikojë çështjen e Kosovës brenda një konteksti shumë më të gjerë tani – atë të luftës së Rusisë dhe zhvillimeve të botës euro-aziatike
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se ka njoftuar udhëheqësit e BE-së me dëshmitë për lidhjet e Serbisë në sulmin e 29 nëntorit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të vendit.
Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria gjatë muajit shtator është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet e tjera në rajon
Sipas SPAK-ut, deputeti Dogjani dyshohet se në dokumentat e deklarimit të pasurisë ka paraqitur një kontratë fiktive të blerjes së një apartamenti në vitin 2006
Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas, tha të martën se autorët e sulmit të së premtes në Zubin Potok në veri të Kosovës, duhet të vihen para drejtësisë.
Një gjykatë në Prishtinë i caktoi të martën masën e paraburgimit prej 30 ditësh një pjesëtari të komunitetit serb i arrestuar ditë më parë nën dyshimin për përfshirje në sulmin që dëmtoi kanalin furnizues me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës.
“Pothuajse në gjithë hetimet tona kemi gjetur lidhje të krimit të organizuar me zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar”, tha drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani.
Analistë të zhvillimeve ndërkombëtare, mendojnë se kjo situatë lë hapësira për cënimin e sigurisë në vend.
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier i bëri këto komente pas një takimi të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me diplomatët e vendeve kryesore perëndimore në Prishtinë.
Ngarko më shumë