Në tekstin e një deklarate të përbashkët që u miratua gjatë takimit të sotëm thuhet se “mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po frenon të dyja palët".
Organizatat e shoqërisë civile pritet që të angazhohen më fort në zbatimin e Agjendës së Reformës, e cila do të monitorohet hap pas hapi, krahas dialogut shumëpalësh mbi përparimin e arritur.
Shqipëria firmosi sot në Bruksel një marrëveshje partneriteti me Bashkimin Europian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
Europol: Arrestohen 9 persona. Sekuestrohen 25 milionë euro në kriptovaluta. Operacioni kundër vëllezërve Çopja në korrik, zbuloi mënyrën e lëvizjeve të parave të krimit përmes një pike të këmbimit valuator në Tiranë
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është shndërruar në përparësi veçanërisht pas agresionit të Rusisë
Departamenti amerikan i Shtetit tha se vendimi shpalos më tej “përpjekjet flagrante dhe korruptive të familjes Dodik për t’u pasuruar dhe për të anashkaluar sanksionet amerikane”.
Autoritetet në Shkup thonë se ish-zëvendëskryeministri ndodhet në Kosovë, ku u arratis të dielën, ndërsa ish-drejtori Bajrami është strehuar po në Kosovë disa muaj më parë, sipas policisë.
Në deklaratë thuhet se palët do të “bashkëpunojnë në identifikimin e vendvarrezave dhe të angazhohen në gërmimin e tyre, qasje të plotë në informata të besueshme e të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 200".
Burime policore në Shkup thonë se zoti Grubi pak para bastisjes në banesën e tij të dielën është larguar në drejtim të Kosovës, duke shfrytëzuar një biznesmen dhe konsull nderi të Maqedonisë së Veriut në Kosovë për ta kaluar kufirin e vendit fqinj me një automjet me targa diplomatike.
Ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, theksoi gjatë një seance të Gjykatës e Posaçme për krime lufte me seli në Hagë mbi ecurinë e çështjes ndaj tij dhe të tjerëve lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, se "nuk është pengesë dhe as nuk paraqet rrezik për askënd në Kosovë në kuptimin politik".
Nga maji i vitit 2021 kur ish kryeministri Sali Berisha, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike, u përcaktua nga SHBA-të “si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë”.
Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Haxhi Shala dhe Sabit Januzi janë akuzuar për frikësimin e dëshmitarit dhe pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
Ngarko më shumë