Presidenti Biden thotë se ai po vazhdon garën presidenciale kundër ish-presidentit Trump, pavarësisht paraqitjes së tij të dobët në debatin e parë. Një pjesë e votuesve demokratë vazhdojnë të mbështesin kandidaturën e zotit Biden, ndërsa të tjerë janë të gatshëm të mbështesin një kandidat tjetër.
Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca thotë se Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo i jep të drejtë Kosovës që të mos hedh hapa tjerë për zbatimin e saj.
Në Tiranë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shprehu për Zërin e Amerikës shqetësim për ecurinë e reformës zgjedhore dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor, të cilat i cilësoi si të vonuara.
Pas mungesës së besimit gjatë viteve të fundit, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan merr pjesë të martën në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Uashington. Zoti Erdogan shpreson të jetë një fillim i ri në marrëdhëniet me aleatët perëndimorë.
Presidenti Joe Biden mirëpret në Uashington udhëheqësit e aleancës së NATO, në një takim të nivelit të lartë që pritet të përcaktojë planet për mbrojtjen e Ukrainës.
Në Uashington çelet sot takimi treditor i nivelit të lartë të NATO-s që shënon 75 vjetorin e e themelimit të aleancës ushtarake më të madhe në botë.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron refuzoi dorëheqjen e kryeministrit, duke i kërkuar atij të qëndrojë përkohësisht si kreu i qeverisë pas rezultateve të zgjedhjeve që rrezikojnë të fusin vendin në një krizë politike.
Autoritetet në Kosovë thanë sot se armët e paligjshme mbetën sfidë për sigurinë dhe janë shkaktarët kryesorë të shumicës së vrasjeve që ndodhin në Kosovë.
Në Shqipëri, sistemi i prokurorisë prej disa vitesh po vuan pasojat e largimit të prokurorëve për shkak të Vetting-ut. Në 15 organet e hetimit të juridiksionit të përgjithshëm, mungojnë 40 për qind e tyre, duke trefishuar punën për prokurorët në detyrë.
NATO po përgatitet për të filluar të martën takimin treditor të nivelit të lartë në Uashington, që përkon me 75 vjetorin e krijimit të kësaj organizate sigurie, në një periudhë sfidash për aleancën perëndimore.
Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presidentin Biden mes thirrjeve të shtuara nga zyrtarë të Partisë Demokrate për t’u tërhequr nga gara. Megjithatë, zoti Biden ende gëzon mbështetjen e shumë demokratëve edhe pse ata i pranojnë shqetësimet për gjendjen e tij.
Aktivistët në Gjeorgji po punojnë të nxjerrin në pah mizoritë e kryera nga trupat ruse dhe grupet militante gjatë fillimit të viteve 1990. Aktivistët thonë thonë se veprimet e forcave ruse në Gjeorgji duhet të ishin marrë si një paralajmërim përpara fillimit të agresionit në Ukrainë në vitin 2022
Ngarko më shumë