Që pas përpjekjes për atentat ndaj ish-Presidentit Donald Trump, mediat janë angazhuar të zbardhin detajet e sulmit në një përpjekje për të identifikuar dezinformatat dhe keqinformimin, që po përhapet shpejt. Ekspertët thanë për Zërin e Amerikës se ata po shqyrtojnë se si po trajtohet ky sulm.
Gazetari amerikan Evan Gershkovich u shfaq në seancën e dytë të procesit kundër tij në Rusi. Ai u arrestua në mars të vitit të kaluar me akuzën për spiunazh ndërsa ishte me detyrë nga gazeta ‘The Wall Street Journal’.
Ekspertët paralajmërojnë se pinguini afrikan mund të zhduket deri në vitin 2035. Dy organizata mjedisore po ndërmarrin hapa ligjore që qeveria e Afrikës së Jugut të ndihmojë për ta shpëtuar këtë specie.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër, që shënon edhe vijën ndarëse ndërmjet dy komunave të këtij qyteti, do të ishte veprim i drejtë, në respektim të lirisë së lëvizjes.
Autoritetet që merren me kanabisin në Nju Jork kanë marrë së fundmi kompentenca të zgjeruara për të ndaluar veprimtarinë e shumë dyqaneve të paligjshme të marijuanës
Manipulimi i audios, përmes të ashtuquajturave “deepfakes”, po përdoret për të ndikuar tek qëndrimet e votuesve në zgjedhjet e nëntorit. Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin e zërit sintetik që përdoret për dubluar citimet e politikanëve dhe figurave të njohura.
Përballë një mungese të theksuar të fuqisë njerëzore dhe armatimit, ushtria ukrainase shpreson se qindra ndërmarrje të reja brenda vendit do të ofrojnë pajisje luftarake për fushën e betejës, që nga pastrimi nga minat dhe evakuimi i automatizuar i të plagosurve
Përfaqësues të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Zbulimit në parlamentin e Kosovës, thanë të mërkurën se kërcënimi nga Serbia dhe organizatave që strehohen dhe trajnohen në Serbi për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë vlerësohet të jetë i lartë.
Senatori demokrat Menendez u shpall fajtor nga një gjykatë në Nju Jork për marrje ryshfeti. Një ish-prokuror federal i tha Zërit të Amerikës se shpallja fajtor e një prej senatorëve më me ndikim tregon se në SHBA nuk ka njeri mbi ligjin
Presidenti Joe Biden iu drejtua mbështetësve me ngjyrë në shtetin fushëbetejë të Nevadës, dita e parë e fushatës që nga atentati ndaj rivalit të tij republikan.Ai e lidhi sulmin ndaj zotit Trump me dhunën racore dhe me armë, duke u kërkuar amerikanëve që ta dënojnë dhunën e çdo lloj forme
Dita e dytë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Reublikane solli në qendër të vëmendjes disa nga ish-rivalët brenda partisë të ish-presidentit Donald Trump. Zëri i Amerikës mbuloi Kuvendin në Miluoki.
Sipas një studimi të ri, gati një e treta e popullsisë së botës në moshë madhore nuk bëri gjatë vitit 2022 aktivitetin e rekomanduar fizik. Rajoni i Mesdheut lindor dhe Azia juglindore kanë nivelet më të larta të mungesës së aktivitetit fizik, në gati 40% të popullsisë.
Ngarko më shumë