Shumë universitete amerikane çdo vit i hapin dyert e tyre për studentë ndërkombëtarë nga e gjithë bota. Njëri prej tyre është Universiteti Shtetëror i Kolorados, ku studentët e huaj përpos mësimeve universitare, përmirësojnë edhe komunikimin në gjuhën angleze.
Zyrtarët ukrainas thonë se agresioni rus ka kthyer në pengje mijëra fëmijë ukrainas të bllokuar në territoret e pushtuara nga forcat e Kremlinit. Ukraina po përpiqet t’i kthejë në vendin e tyre fëmijët ukrainas që Rusia i ka dërguar në programe riedukimi dhe birësimi.
Sipas sondazhit të Qendrës Kërkimore Pew, amerikanët janë më të prirur të përceptojnë ndikimin e Kinës si negativ në krahasim me të anketuarit e 34 vendeve të tjera
Në Shqipëri, yhvillimet e turizmit në bregdetin jugor po shoqërohen edhe këtë vit me reagime sidomos në rrjetet sociale. Rritja e cmimeve në disa shërbime turistike duket se ka ndikuar sipas operatorëve në disa zona, në uljen e frekuentimit të plazheve.
Ish-presidenti Donald Trump foli para përkrahësve të tij në Miçigan, një javë pas atentatit ndaj tij. Presidenti Biden thotë se do t’i rikthehet fushatës, megjithë thirrjet brenda partisë së tij për t’u tërhequr nga gara
Gjatë Kuvendit Kombëtar Republikan delegatët miratuan programin e partisë ku ndalimi i të drejtës për abort nuk zë një vend të rëndësishëm, një kontrast i thellë me qëndrimet e mëparshme të partisë
Një metodë e re e ndërtimit të shtëpive me blloqe balte të presuara, që e ka origjinën nga lashtësia, ofron mbrojtje nga zjarri, tërmetet, erërat e forta dhe përmbytjet. Këto lloj shtëpish janë miqësore me mjedisin dhe u rezistojnë kohërave.
Vitin e kaluar, më 2023 kryeqyteti amerikan priti 25 milionë vizitorë. Një nga shoqëruesit e turistëve në Uashington është shqiptaro-amerikani Istref Haxhosaj, i cili e ushtron këtë profesion nga viti 2013. Ai ndau me Zërin e Amerikës disa nga pikat e tij të preferuara për të vizituar
Projektvendimi i UNESCO-s që u kërkon autoriteteve shqiptare të shmangin me çdo kusht menaxhimin e fragmentuar të Butrintit dhe që të sqarojnë me urgjencë kufijtë e pronës së tij, do të shqyrtohet në asamblenë e organizatës që hapet të dielën në Indi.
Ndërsa zyrtarë të lartë demokratë po ushtrojnë trysni që presidenti Joe Biden të tërhiqet nga gara, edhe republikanët janë duke diskutuar se kush mund ta zëvendësojë për t’u përballur në nëntor me kandidatin e tyre, ish-presidentin Donald Trump.
Rusia e dënoi gazetarin amerikan Evan Gershkovich me 16 vjet burg të premten, në një gjyq të konsideruar gjerësisht si të sajuar. Ai është gazetari i parë amerikan i dënuar për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Vëzhgues të medias thonë se ky rasti nxjerr në pah gjendjen e medias në Rusi.
Të premten, ekipi elektoral i presidentit Joe Biden deklaroi se ai do të qëndrojë në garën presidenciale. Por numri i demokratëve që po shprehen publikisht se shanset e tij për të fituar në zgjedhjet e nëntorit janë të pakëta por rritet dhe ekziston ende mundësia që presidenti Biden të tërhiqet.
Ngarko më shumë