Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha për Zërin e Amerikës se vendi i saj i mbetet angazhimit për të krijuar Asociacionin, por shtoi se kjo nuk nënkupton që Kosova është e gatshme të bëjë koncesione që dëmtojnë funksionalitetin apo kufijtë e saj.
Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, shfuqizoi sot vendimin e parlamentit i cili refuzonte dërgimin në këtë gjykatë të mocionit të opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Takimi i nivelit të lartë i NATO-s vazhdon në Uashington dhe në qendër të tij mbetet mbështetja për Ukrainën përballë agresionit rus. Vetë shefi i aleancës, Jens Stoltenberg kërkoi intensifikimin e angazhimit të industrisë së mbrojtjes.
Në Francë kanë nisur bisedimet për të gjetur një zgjidhje politike, pas rezultateve befasuese të zgjedhjeve të parakohshme të së dielës, të cilat i fitoi e majta. Por, rezultatet e zgjedhjeve e kanë lënë vendin pa një shumicë të qartë politike apon jë rrugë të qartë të formimit të një qeverie
Ligjvënësit amerikanë u rikthyen këtë javë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara për herë të parë që nga paraqitja zhgënjyese e Presidentit Joe Biden në debatin presidencial ndaj Donald Trumpit, i cili pritet të marrë këtë muaj emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane.
Presidenti Biden thotë se ai po vazhdon garën presidenciale kundër ish-presidentit Trump, pavarësisht paraqitjes së tij të dobët në debatin e parë. Një pjesë e votuesve demokratë vazhdojnë të mbështesin kandidaturën e zotit Biden, ndërsa të tjerë janë të gatshëm të mbështesin një kandidat tjetër.
Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca thotë se Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo i jep të drejtë Kosovës që të mos hedh hapa tjerë për zbatimin e saj.
Në Tiranë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shprehu për Zërin e Amerikës shqetësim për ecurinë e reformës zgjedhore dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor, të cilat i cilësoi si të vonuara.
Pas mungesës së besimit gjatë viteve të fundit, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan merr pjesë të martën në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Uashington. Zoti Erdogan shpreson të jetë një fillim i ri në marrëdhëniet me aleatët perëndimorë.
Presidenti Joe Biden mirëpret në Uashington udhëheqësit e aleancës së NATO, në një takim të nivelit të lartë që pritet të përcaktojë planet për mbrojtjen e Ukrainës.
Në Uashington çelet sot takimi treditor i nivelit të lartë të NATO-s që shënon 75 vjetorin e e themelimit të aleancës ushtarake më të madhe në botë.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron refuzoi dorëheqjen e kryeministrit, duke i kërkuar atij të qëndrojë përkohësisht si kreu i qeverisë pas rezultateve të zgjedhjeve që rrezikojnë të fusin vendin në një krizë politike.
Ngarko më shumë