Parisi do të çelë sonte Lojërat Olimpike me një ceremoni spektakolare në lumin Seine. Miliarda dollarë janë investuar për lojërat ku marrin pjesë mijëra sportistë mes masave të rrepta të sigurisë.
Në Shqipëri me shume se 64 mije persona jetojne te vetmuar për shkak të emigracionit të femijeve ose braktisjes prej tyre. Në disa prej bashkive te vendit jane ngritur 6 qendra rezidenciale publike si dhe disa qendra private për trajtimin e personave te vetmuar, por kerkesat jane më të mëdha.
Sportistët nga Kosova në Lojërat Olimpike të Parisit këtë vit synojnë të përsërisin suksesin e tre xhudistëve që fituan medalje të arta në Lojrat Olimpike të vitit 2016 dhe 2020. Ekipi i Kosovës këtë vit përbëhet nga nëntë vetë, shumica prej tyre xhudistë.
Ish Presidenti amerikan Barack Obama dhe ish Zonja e Parë Michelle Obama, i dhanë mbështetje Nënpresidentes Kamala Harris në synimin e saj për të garuar për postin e presidentes, duke i ofruar asaj përkrahjen e pritshme por thelbësore të dy demokratëve më të njohur të vendit.
Organizatat për të drejtat e njeriut akuzojnë autoritetet franceze për “spastrim social” para Lojërave Olimpike për shkak të largimit nga rrugët e Parisit të emigrantëve, prostitutave dhe të tjerëve, duke minuar premtimet për t’i bërë këto Lojëra ngjarjen më gjithëpërfshirëse të të gjitha kohërave.
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të enjten, vë në pah një rënie të besimit të shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës se marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ketë ndikim pozitiv në jetën e tyre.
Në Tiranë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që mësohet se po kryhen pas dakordësimit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të opozitës, u pritën me reagime të ndryshme nga ekspertët e pavarur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua të mërkurën Kongresit amerikan. Shumë ligjvënës demokratë e bojkotuan fjalimin dhe protestuesit rrethuan Kapitolin. Ligjvënësit republikanë thanë se fjalimi ishte thelbësor për të riafirmuar angazhimin amerikan për aleatin e saj në Lindjen e Mesme.
Kandidati republikan për president, Donald Trump po përballet me një kundërshtare tjetër pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara. Zëri i Amerikës njofton për mënyrat se si ekipi i zotit Trump po ndryshon fushatën për përballjen e mundshme me Nënpresidenten Kamala Harris.
Në një moment që hyn në historinë e Shteteve të Bashkuara, Presidenti Joe Biden doli në një fjalim para vendit dje në mbrëmje për t’u shpjeguar amerikanëve dhe gjithë botës se pse vendosi të mos kandidojë për t'u rizgjedhur në garën presidenciale të vitit 2024.
Shoqata të gazetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë kritikuan të mërkurën ligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve, që u miratua dy javë më parë në parlament, duke theksuar se përmes tij qeveria synon të kontrollojë mediat në vend.
Në Shqipëri po hidhen aktualisht disa hapa konkrete për rigjallërimin e industrisë ushtarake. Disa komisione të Kuvendit shqyrtuan dhe miratuan sot krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.
Ngarko më shumë