Presidenti i Francës Emmanuel Macron refuzoi dorëheqjen e kryeministrit, duke i kërkuar atij të qëndrojë përkohësisht si kreu i qeverisë pas rezultateve të zgjedhjeve që rrezikojnë të fusin vendin në një krizë politike.
Autoritetet në Kosovë thanë sot se armët e paligjshme mbetën sfidë për sigurinë dhe janë shkaktarët kryesorë të shumicës së vrasjeve që ndodhin në Kosovë.
Në Shqipëri, sistemi i prokurorisë prej disa vitesh po vuan pasojat e largimit të prokurorëve për shkak të Vetting-ut. Në 15 organet e hetimit të juridiksionit të përgjithshëm, mungojnë 40 për qind e tyre, duke trefishuar punën për prokurorët në detyrë.
NATO po përgatitet për të filluar të martën takimin treditor të nivelit të lartë në Uashington, që përkon me 75 vjetorin e krijimit të kësaj organizate sigurie, në një periudhë sfidash për aleancën perëndimore.
Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presidentin Biden mes thirrjeve të shtuara nga zyrtarë të Partisë Demokrate për t’u tërhequr nga gara. Megjithatë, zoti Biden ende gëzon mbështetjen e shumë demokratëve edhe pse ata i pranojnë shqetësimet për gjendjen e tij.
Aktivistët në Gjeorgji po punojnë të nxjerrin në pah mizoritë e kryera nga trupat ruse dhe grupet militante gjatë fillimit të viteve 1990. Aktivistët thonë thonë se veprimet e forcave ruse në Gjeorgji duhet të ishin marrë si një paralajmërim përpara fillimit të agresionit në Ukrainë në vitin 2022
Javën që vjen, gjatë një takimi të nivelit të lartë që mbahet në Uashington, NATO pritet të bëjë publike, siç shprehen zyrtarë të saj, “hapa konkretë” që synojnë përshpejtimin e anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në aleancën Atlantike.
Në galerinë “ODA” të qytetit të Shkodrës është hapur ekspozita fotografike “Keep Calm and Smile” e fotografit nga Kosova Korab Basha. Ekspozita i kushtohet të rinjve dhe të rejave, që janë bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Analistët vlerësojnë se qeveria aktuale në Malin e Zi, me disa veprime, politikisht po ofrohet me politikën zyrtare të Beogradit dhe Moskës. Ata thone se konfrontimi i fshehtë dhe i qetë fillimisht po bëhet me fqinjët e saj e më pas me Perëndimin.
Pesë ditë pasi pranoi një pjesë të rëndësishme të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gazë, Hamasi është tashmë në pritje të një përgjigjeje nga Izraeli. Kryeministri izraelit tha se negociatat do të vazhdonin këtë javë, por ai nuk përmendi një afat kohor.
Francezët po votojnë në një raund të dytë zgjedhjesh të parakohshme parlamentare, që mund të sjellin për herë të parë në pushtet që nga Lufta e Dytë Botërore një qeveri të ekstremit të djathtë ose një parlament kaotik.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut synon shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, për të cilët thotë se nuk kanë besimin e qytetarëve dhe vetëm se paraqesin barrë për buxhetin e shtetit. Komuniteti ndërkombëtar vlerëson se kjo qasje paraqet ndërhyrje në veprimtarinë e gjyqësorit
Ngarko më shumë