Udhëtimet me taksi në një të ardhme të afërt mund të realizohen me avionë elektrik. Prodhuesit e avionëve thonë se do të revolucionarizojnë udhëtimin e përditshëm për pasagjerët duke ofruar fluturime të përshtatshme, të shpejta dhe të qëndrueshme brenda qyteteve dhe mes tyre.
Gjermania feston këtë vit 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Për të shënuar këtë moment të historisë, është hapur një ekspozitë kushtuar ndërtesës ikonë komuniste "Pallatit të Republikës" që ngrihej dikur në Berlinin Lindor.
Shtetet e Bashkuara po forcojnë ndjeshëm aleancën e tyre në Indo-Paqësor mes kërcënimeve të sigurisë që paraqet Kina. Pentagoni e ka përmirësuar ndjeshëm komandën ushtarake në Japoni. Por sa të gatshme janë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për të vepruar në rast konflikti?
Izraeli po përgatitet për hakmarrje nga Irani pasi udhëheqësi i grupit militant palestinez Hamas, Ismail Haniyeh u vra në kryeqytetin iranian. Irani fajësoi menjëherë Izraelin, i cili ende nuk ka bërë ndonjë koment për këtë.
Turma të mëdha iranianësh morën sot pjesë në ceremoninë mortore për udhëheqësin e grupit militant Hamas në Teheran. Homazhet dhe lutjet u kryesuan nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei para se trupi i tij të dërgohet në Katar për varrim.
Kandidati republikan për president dhe rivalja e tij e mundshme demokrate po vazhdojnë fushtatat në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ish-Presidenti Donald Trump hodhi dyshime mbi identitetin racor të Nënpresidentes Kamala Harris, ndërsa zonja Harris e sfidoi zotin Trump për të debatuar.
Të drejtat e grave për abortin zënë një vend të rëndësishëm në takimet e Zëvendëspresidentes dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris. Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe partia e tij e kanë zbutur qëndrimin e tyre publik kundër abortit.
Në Kosovë, presidentja Osmani hapi këshillimet me partitë politike për të përcaktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare por pa pjesëmarrjen e lëvizjes Vetëvendosje në pushtet
Në Shëngjin është normalizuar sot situata e krijuar nga shpërthimi i vatrave të zjarrit në afërsi të vijes bregdetare, që rrezikuan një numër banesash dhe biznese si dhe detyruar autoritetet të nisin evakuimin e pushuesve dhe banoreve nga zonat e rrezikuara.
Udhëheqësi i grupit militant Hamas Ismail Hanijeh u vra të mërkurën në mëngjes në një sulm ajror pas të cilit dyshohet se qëndron Izraeli. Ai u vra në Teheran, vetëm disa orë pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit.
Një ditë përpara nisjes së zbatimit të një marëveshjeje mes Italisë dhe Shqipërisë, që emigrantët e shpëtuar në det që përpiqen të arrijnë tokën italiane do të tranferohen në tokën shqiptare, njëra nga qendrat e pritjes nuk është ende gati.
Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej, pas sulmeve izraelite të martën kundër objektivave të Hezbollahut në shtatë zona në jug të Libanit. Banorët e Libanit dhe Izraelit po përgatiten për një hakmarrje të ashpër të Izraelit, si kundërpërgjigje pas sumit me raketa të Hezbollahut
Ngarko më shumë