Çdo të mërkurë, një klub vrapimi në qytetin e Nju Jorkut mbleddh qindra njerëz, që jo vetëm kërkojnë të ruajnë një formë të mirë fizike, por po ashtu janë në kërkim të dashurisë.
Në Gjirokastër, e cila që prej 19 vitesh është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, prodhimi i veshjeve tradicionale po merr rëndësi të veçantë. Elida Zhulati mes pasionit dhe dashurisë për të çuar më tej vlerat e së shkuarës, po i përkushtohet prodhimit të kostumeve popullore
Analistët dhe njohësit e situatës politike në Malin e Zi, mendojnë se zhvillimet e fundit politike mund ta rrezikonjë shtetësinë dhe pavarësinë e vendit, por edhe të shkaktojë raporte jo të mira me shtetet fqinje.
Në Kosovë, Prokuroria e Posaçme tha se ka arrestuar pesë persona nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë vitit 1999, por pa bërë të ditur përkatësinë e tyre kombëtare. Sipas prokurorisë, ata akuzohen për vrasje, plagosje dhe djegien për së gjalli të viktimave civile shqiptare
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë nga i ashtuqujaturi brezi i mijëvjeçarit, të lindurve deri para vitit 2000, që kandidon me një nga partitë kryesore politike. Zëri i Amerikës analizon atë që presin nga zgjedhjet e nëntorit votuesit e brezit të ri.
Vladimir Kara-Murza, politikan opozitar rus, fitues i çmimit “Pulitzer”, u lirua si pjesë e shkëmbimit historik të të burgosurve mes SHBA dhe Rusisë. Duke folur pas këtij këmbimi, ai thotë se kur u zhvendos nga qelia e burgut në Siberi në një qendër paraburgimi në Moskë mendoi se do t’a ekzekutonin.
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira për një afat të shkurtër të banesave për turistët. Autoritetet duan të çlirojnë qytetin nga qiratë aftatshkurtra për 10 mijë apartamente me qëllim frenimin e krizës së shtëpive për banorët vendas.
Në Shqipëri, në qendrën e Gjadrit, cila do të presë migrantët që do të strehohen aty në bazë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, punimet vijojnë ende. Hapja e saj, e parashikuar më 1 gusht, është shtyrë dhe për disa javë
Shkëmbimi historik i të burgosurve mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u prit me reagime të ndryshme, në të dy anën e Atlantikut. Bisedime sekrete, një vrasës me pagesë dhe thirrja përfundimtare e Presidentit Biden me homologun slloven që e çoi marrëveshjen drejt përfundimit
Tre amerikanë të burgosur padrejtësisht në Rusi, u rikthyen në tokën amerikane të enjten vonë. Ish-marinsi Paul Whelan dhe gazetarët Alsu Kurmasheva e Evan Gershkovich u liruan nga burgjet ruse pas një marrëveshjeje historike mes Uashingtonit dhe Moskës për shkëmbimin e të burgosurve.
Ambasadori amerikan në Kosovë tha se vendet kryesore perëndimore dhe NATO-ja, nuk i mbështesin synimet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që shënon vijën ndarëse ndërmjet dy komunave të Mitrovicës, asaj të veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut të banuar me shumicë shqiptare.
Ndërsa sezoni elektoral në Shtetet e Bashkuara mbizotërohet nga ndryshime dhe kthesa të papritura, edhe rrjetet sociale po reagojnë në mënyra të ngjashme, si me imazhe të arrave të kokosit dhe të zonjave të dashuruara pas maceve
Ngarko më shumë