Shoqata të gazetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë kritikuan të mërkurën ligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve, që u miratua dy javë më parë në parlament, duke theksuar se përmes tij qeveria synon të kontrollojë mediat në vend.
Në Shqipëri po hidhen aktualisht disa hapa konkrete për rigjallërimin e industrisë ushtarake. Disa komisione të Kuvendit shqyrtuan dhe miratuan sot krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.
Gara presidenciale në SHBA ka marrë një pamje të re pas vendimit të Presidentit Biden për t’u tërhequr dhe daljes së Nënpresidentes Kamala Harris si kandidatja kryesore e demokratëve për postin e presidentit, pasi siguroi mbështetjen e numrit të mjaftueshëm të delegatëve të kuvendit të partisë
Përpjekja për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump është një argument më shumë përse duhet punuar kundër dhunës nga armët, thotë zyrtari më i lartë amerikan për shëndetin publik Dr. Vivek Murthy. Dr. Murthy së fundmi e shpalli dhunën nga armët e zjarrit në Amerikë një 'krizë të shëndetit publik'.
Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. 30 mijë oficerë policie do të sigurojnë mbarëvajtjen e lojërave Olimpike dhe për ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë 45 mijë forca
Votuesit në Shtetet e Bashkuara po përballem me një fushatë të re presidenciale, pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga kandidimi për një mandat të dytë dhe Nënpresidentja Kamala Harris ka të ngjarë të jetë e emëruara e Partisë Demokrate për t‘u përballur me Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit
Vala e të nxehtit në Shqipëri po dëmton bizneset e vogla, si baret dhe kafenetë në kryeqytet, të cilat nuk frekuentohen gjatë ditës për shkak të temperaturave të larta
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë akuzoi Prokurorinë e Posaçme të Kosovës se po përpiqet ta pengojë punën e ministrisë që ajo drejton. Ajo i bëri këto komente pasi për të dytën herë u intervisua nga Prokuroria e Posaçme
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërriti në Uashington ndërsa të mërkurën pritet të mbajë një fjalim në Kongres dhe do të ketë një takim në Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri izraelit ndodhet në Uashington, ndërsa në kryeqytetin amerikan ka paqartësi politike
Drejtorja e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle njoftoi dorëheqjen 10 ditë pas atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump, që nxorri në pah dështime të shumta në reagimin e agjencisë ndaj autorit të sulmit. Zonja Cheatle e bëri të ditur largimin nga detyra përmes një mesazhi dërguar punonjësve.
Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokratike për presidente kundër rivalit republikan Donald Trump.
Vendimi i presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale u ndje në Shtëpinë e Bardhë dhe më gjerë, duke lënë pas paqartësi për emërimin e kandidatit zyrtar demokrat.
Ngarko më shumë