Lidhje

Ish Presidenti Hashim Thaçi nuk deklarohet sërish për akuzat për pengim të drejtësisë


Ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk u deklarua sërish lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, ndërsa theksoi se nuk është pengesë dhe as nuk paraqet rrezik për askënd në Kosovë në kuptimin politik.

Ai i bëri këto komente të martën gjatë një seance të Gjykatës e Posaçme për krime lufte me seli në Hagë mbi ecurinë e çështjes ndaj tij dhe të tjerëve lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë.

Ish Presidenti Hashim Thaçi nuk deklarohet sërish për akuzat për pengim të drejtësisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

Zoti Thaçi bëri thirrje për siç tha domosdoshmërinë e respektimit të ligjeve të Kosovës në procesin gjyqësor në Hagë.

“Mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe normave tjera ligjore nga palët në këtë sallë të shenjtë për drejtësinë paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për cenimin e besimit qytetarë prandaj ftoj që të ruhet vetpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, tha zoti Thaçi.

Edhe ish shefi i Agjencisë së Zbulimit Bashkim Smakaj, zgjodhi sërish të mos deklarohet për akuzat ndaj tij.

Gjyqtarja e seancës fillestare njoftoi se palët kanë afat që deri me 7 janar të deklarohen për akuzat ndaj tyre.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në fillim të dhjetorit njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt e Fadil Fazliut, për përpjekje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës, si dhe për ish ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, për mosbindje ndaj gjykatës.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me tre të akuzuarit tjerë si dhe me zotin Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve.

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tashmë po përballet me dy procese gjyqësore, duke përfshirë edhe atë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë fajësinë për frikësim të dëshmitarit

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën e Hagës njoftoi sot se ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar fajësinë për akuzat që lidhen me frikësimin e dëshmitarit dhe pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Marrëveshja ndërmjet zyrës së prokurorit dhe mbrojtjes së të akuzuarve për pranimin e fajësisë duhet të miratohet nga gjykata para se të hyjë në fuqi dhe seanca për këtë çështje pritet të mbahet të mërkurën me 18 dhjetor.

Në aktakuzë thuhej se Haxhi Shala, në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndër të cilët Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, kanë nxitur dëshmitarin që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të cilat përmes kërcënimit të rëndë apo premtimit për përfitime”.

Në tetor të vitit 2023, Dhomat e Specializuara arrestuan Ismet Bahtjarin dhe Sabit Januzin, nën dyshimet për pengimin e drejtësisë dhe frikësimin e një dëshmitari.

XS
SM
MD
LG