Në Shqipëri disa ndryshime në “Ligjin për urdhrin e mjekëve”, kanë nxitur një debat të gjerë në radhët e personelit shëndetësor në vend. Përfaqësues të komunitetit të mjekëve, si dhe të Urdhrit të Mjekëve, kanë rezerva, dhe thonë për Zërin e Amerikës se këto ndryshime nuk janë konsultuar me ta.