Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Arben Taravari i koalicionit VLEN tha se koha e shkurtër dhe qeveria e paqëndueshme në Bullgari ishin pengesa për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Ai hodhi poshtë kritikat se qeverisë i mungon vullenti për këto ndryshime
Në Shkodër u mbajt takimi tre ditor "FloodNorthALB", një nga programet e Bashkimit Europian që synon të përmirësojë gatishmërinë për mbrojtjen civile në Shqipëri dhe të testojë kapacitetet për të përballuar situatat e krijuara nga përmbytjet.
Kandidati republikan për president Donald Trump ka qenë objektiv i dy atentateve gjatë kësaj fushate. Zëri i Amerikës foli me disa pronarë armësh, të cilët thonë se atentatet nuk kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre për ligjet e armëve.
Këtë javë ndaj kryetarit demokrat të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, u ngrit një padi federale me akuza të shumta për korrupsion. Zoti Adams, një ish-drejtues policie që më vonë hyri në skenën politike, deklaroi pafajësinë në gjykatë
Udhëheqësi i grupit militant Hezbollah, Hassan Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten. Ushtria izraelite tha se disa komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Hassan Nasrallahun në një sulm të fuqishëm ajror
Pedagogia Linda Mëniku thotë se një pjesë e gjuhës shqipe rrezikon të zhduket dhe njëkohësisht zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi i gjerë i anglishtes po ndikon në mënyrë të pashmangshme në gjuhën shqipe. Me zonjen Mëniku bisedoi Klementina Cenkollari.
Xhorxhia është një ndër shtatë shtetet e pavendosura që mendohet se do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve amerikane të këtij viti dhe të dyja kampet elektorale po punojnë për të mobilizuar votuesit në këtë shtet. Anketimet tregojnë një përballje me rezultat të ngushtë Harris - Trump.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, bota tani investon pothuajse dy herë më shumë në energjinë e pastër sesa në lëndët djegëse fosile. Me këtë ndryshim vijnë edhe rreziqet për mjedisin që lidhen me minierat për mineralet kritike.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti sot veprimet e vendit të tij në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë Presidenti palestinez Mahmoud Abbas kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të veprojë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po takohet sot në Nju Jork me ish-Presidentin Donald Trump. Para takimit zoti Trump, tha se marrëdhëniet e tij, si me Zelenskyn ashtu edhe me Presidentin Putin janë të mira dhe se nëse fiton zgjedhjet, do të angazhohet t’i japë fund luftës sa më shpejt.
Në Tiranë, Kuvendi zhvilloi sot një tryezë me institucionet e pavarura për të forcuar bashkëpunimin në reformat e integrimit europian. Përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane kërkuan në këtë takim që, gjatë këtij procesi të respektohet pavarësia e institucioneve.
Në Shqipëri, Gjykata e Apelit la sot në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Ngarko më shumë