Grupi militant Hezbollah njoftoi se një komandant i dytë, i lartë, ishte në mesin e 16 anëtarëve të vrarë nga një sulm ajror izraelit në periferit të Bejrutit. Izraeli tha se sulmi i së premtes eliminoi kreun e forcave elitare të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, si dhe disa komandantë të tjerë.