Në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka theksuar mundësinë e shqyrtimit nëse ligji për gjuhën është në përputhje me Kushtetutën, por ky paralajmërim shihet nga partitë shqiptare si cënim i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në këtë vend.
Përballë agresionit të Rusisë, shtetet e Baltikut po bëjnë përpjekje për të mbrojtur kufirin lindor të NATO-s. Vija e mbrojtjes e Baltikut – një sistem i ri përforcimi përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë – ka për qëllim të mbrojë aleatët e NATO-s nga sulmet e mundshme.
Në Shkodër u zhvillua maratona në mbështetje të sëmurëve me sklerozë të shumëfishtë. Sipas fondacionit “Pema e Jetës”, në Shqipëri janë më shumë se 1800 persona të prekur nga skleroza e shumëfishtë dhe vetëm pak prej tyre arrijnë të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.
Ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, që shkaktoi luftën në Gazë, vendi ku u mbajt festivali Nova është kthyer në një qendër pelegrinazhi. Në këtë vend, Hamasi vrau 364 të rinj dhe mori 44 pengje.
Një debat po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara për sa i përket meritave të Nënpresidentes Kamala Harris për ngjitjen e saj në hierarkinë e politikës.
Izraeli njoftoi se ka gjetur trupat e gjashtë pengjeve në Gazë. Lajmi nxiti thirrje për protesta masive kundër Kryeministrit Netanyahu, të cilin shumë nga familjet e pengjeve dhe publiku i gjerë e fajësojnë për dështimin për t’i rikthyer ata të gjallë në një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it shtuan sot masat e sigurisë në urën kryesore në Mitrovicë, një ditë pas operacionit të autoriteteve të Kosovës për mbylljen e komunave paralele serbe në veri.
Ndërsa është shtuar shqetësimi për pasojat tek mjedisi me rritjen e përdorimit të cigareve elektronike, Zëri i Amerikës sjell rastin e një gruaje në qytetin e Nju Jorkut që po bën përpjekje për riciklimin e tyre.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, vizitoi Pentagonin të premten për të informuar Sekretarin amerikan të Mbrojtjes lidhur me depërtimin e forcave ukrainase përtej kufirit rus.
Partitë pro-serbe dhe pro-ruse kanë shtuar kërkesat për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Malit të Zi, posaçërisht tek nenet që kanë të bëjnë me identitetin, siç janë gjuha dhe simbolet shtetërore.
Ekspertë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara thonë për Zërin e Amerikës se grupet terroriste në Afrikë po rrisin përdorimin e dronëve për të kryer operacione që më parë mund të kryeshin vetëm nga ushtritë e këtyre vendeve
Emigracioni është një nga çështjet kryesore për votuesit amerikanë në zgjedhjet e nëntorit, në të cilat do të zgjidhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
Ngarko më shumë