Pedagogia Linda Mëniku thotë se një pjesë e gjuhës shqipe rrezikon të zhduket dhe njëkohësisht zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi i gjerë i anglishtes po ndikon në mënyrë të pashmangshme në gjuhën shqipe. Me zonjen Mëniku bisedoi Klementina Cenkollari.
Xhorxhia është një ndër shtatë shtetet e pavendosura që mendohet se do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve amerikane të këtij viti dhe të dyja kampet elektorale po punojnë për të mobilizuar votuesit në këtë shtet. Anketimet tregojnë një përballje me rezultat të ngushtë Harris - Trump.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, bota tani investon pothuajse dy herë më shumë në energjinë e pastër sesa në lëndët djegëse fosile. Me këtë ndryshim vijnë edhe rreziqet për mjedisin që lidhen me minierat për mineralet kritike.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti sot veprimet e vendit të tij në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë Presidenti palestinez Mahmoud Abbas kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të veprojë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po takohet sot në Nju Jork me ish-Presidentin Donald Trump. Para takimit zoti Trump, tha se marrëdhëniet e tij, si me Zelenskyn ashtu edhe me Presidentin Putin janë të mira dhe se nëse fiton zgjedhjet, do të angazhohet t’i japë fund luftës sa më shpejt.
Në Tiranë, Kuvendi zhvilloi sot një tryezë me institucionet e pavarura për të forcuar bashkëpunimin në reformat e integrimit europian. Përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane kërkuan në këtë takim që, gjatë këtij procesi të respektohet pavarësia e institucioneve.
Në Shqipëri, Gjykata e Apelit la sot në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i tha Zërit të Amerikës se veprimet e qeverisë në veriun e banuar me shumicë serbe janë të ligjshme, por që të jenë të suksesshme dhe të qëndrueshme duhet bashkëpunim me aleatët, posaçërisht Shtetet e Bashkuara.
Si reagim ndaj politikave të Presidentit Joe Biden për luftën në Gazë, disa organizata pro-palestineze kanë njoftuar tashmë se nuk do të mbështesin kandidaten demokrate për presidente. A do të ndikojë kjo në rezultatin e zgjedhjeve në shtetet kryesore për betejën elektorale?
Ndërsa konflikti mes Hezbollahut dhe Izraelit po përfshin Libanin në luftë, grupi politik militant pretendon se po mbron interesat e të gjithë popullit libanez. Por sa mbështetje ka në të vërtetë grupi Hezbollah tek populli libanez.
Situata në Lindjen e Mesme Lufta vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah vazhdojnë të shkëmbejnë sulme ndaj njeri tjeterit.
Në Tiranë, një studim i fundit mbi punën e Prokurorisë dhe Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zbuloi se treguesit e katër viteve të fundit tregojnë një rritje të numrit të hetimeve dhe dënimet për zyrtarët e lartë.
Ngarko më shumë