Si reagim ndaj politikave të Presidentit Joe Biden për luftën në Gazë, disa organizata pro-palestineze kanë njoftuar tashmë se nuk do të mbështesin kandidaten demokrate për presidente. A do të ndikojë kjo në rezultatin e zgjedhjeve në shtetet kryesore për betejën elektorale?
Ndërsa konflikti mes Hezbollahut dhe Izraelit po përfshin Libanin në luftë, grupi politik militant pretendon se po mbron interesat e të gjithë popullit libanez. Por sa mbështetje ka në të vërtetë grupi Hezbollah tek populli libanez.
Situata në Lindjen e Mesme Lufta vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah vazhdojnë të shkëmbejnë sulme ndaj njeri tjeterit.
Në Tiranë, një studim i fundit mbi punën e Prokurorisë dhe Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zbuloi se treguesit e katër viteve të fundit tregojnë një rritje të numrit të hetimeve dhe dënimet për zyrtarët e lartë.
Ambasadori amerikan në Prishtinë thotë se Kosova dhe Serbia duhet të ripërkushtohen seriozisht në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke theksuar se zgjedhjet në SHBA dhe BE paraqesin një moment thelbësor për të parë se ku është ky dialog dhe cilat janë ndryshimet që i duhen
Në Prishtinë, gjykata vendosi të shtyjë sot seancën e parë gjyqësore ndaj 45 personave të akuzuar për përfshirje në sulmin e një viti më parë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, pas kërkesës për më shumë kohë për përgatitje nga avokatët e tre të akuzuarve që mbahen në paraburgim.
Myslimanët përbëjnë më pak se 2 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara. Ndikimi i këtij komuniteti në zgjedhjet amerikane po rritet, kryesisht për shkak të shqetësimeve lidhur me luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë.
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike në Shqipëri zhvilloi sot në Shkodër një takim me përfaqësues të administratës vendore dhe organizatat joqeveritare, si pjese e përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.
Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara pohuan sot në Tiranë se fuqizimi i grave dhe barazia gjinore mbeten sfida të përhershme; në disa zona të botës ka përmirësime të ndjeshme, por në disa rajone të tjera gjendja është shumë e rëndë.
Udhëheqës institucionesh vendase e ndërkombëtare bënë thirrje të martën për vënien para drejtësisë të autorëve të sulmit të një viti me parë në veri të Kosovës, në të cilin u vra oficeri i policisë Afrim Bunjaku.
Në Shqipëri, Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për përgatitjen e të gjitha akteve dhe procedurave që lidhen me votimin nga jashtë vendit të emigrantëve. Një praktikë e cila do të provohet për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës së ardhshme. Votimi do të bëhet përmes postës
Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Libani ndërsa në atë vend ende funksionon transporti. Zyrtarët libanez kanë njoftuar për qindra të vrarë dhe mijëra të plagosur nga sulmet e vazhdueshme izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban.
Ngarko më shumë