Në Tiranë, Kuvendi zhvilloi sot një tryezë me institucionet e pavarura për të forcuar bashkëpunimin në reformat e integrimit europian. Përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane kërkuan në këtë takim që, gjatë këtij procesi të respektohet pavarësia e institucioneve.
Në Shqipëri, Gjykata e Apelit la sot në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i tha Zërit të Amerikës se veprimet e qeverisë në veriun e banuar me shumicë serbe janë të ligjshme, por që të jenë të suksesshme dhe të qëndrueshme duhet bashkëpunim me aleatët, posaçërisht Shtetet e Bashkuara.
Si reagim ndaj politikave të Presidentit Joe Biden për luftën në Gazë, disa organizata pro-palestineze kanë njoftuar tashmë se nuk do të mbështesin kandidaten demokrate për presidente. A do të ndikojë kjo në rezultatin e zgjedhjeve në shtetet kryesore për betejën elektorale?
Ndërsa konflikti mes Hezbollahut dhe Izraelit po përfshin Libanin në luftë, grupi politik militant pretendon se po mbron interesat e të gjithë popullit libanez. Por sa mbështetje ka në të vërtetë grupi Hezbollah tek populli libanez.
Situata në Lindjen e Mesme Lufta vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah vazhdojnë të shkëmbejnë sulme ndaj njeri tjeterit.
Në Tiranë, një studim i fundit mbi punën e Prokurorisë dhe Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zbuloi se treguesit e katër viteve të fundit tregojnë një rritje të numrit të hetimeve dhe dënimet për zyrtarët e lartë.
Ambasadori amerikan në Prishtinë thotë se Kosova dhe Serbia duhet të ripërkushtohen seriozisht në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke theksuar se zgjedhjet në SHBA dhe BE paraqesin një moment thelbësor për të parë se ku është ky dialog dhe cilat janë ndryshimet që i duhen
Në Prishtinë, gjykata vendosi të shtyjë sot seancën e parë gjyqësore ndaj 45 personave të akuzuar për përfshirje në sulmin e një viti më parë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, pas kërkesës për më shumë kohë për përgatitje nga avokatët e tre të akuzuarve që mbahen në paraburgim.
Myslimanët përbëjnë më pak se 2 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara. Ndikimi i këtij komuniteti në zgjedhjet amerikane po rritet, kryesisht për shkak të shqetësimeve lidhur me luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë.
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike në Shqipëri zhvilloi sot në Shkodër një takim me përfaqësues të administratës vendore dhe organizatat joqeveritare, si pjese e përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.
Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara pohuan sot në Tiranë se fuqizimi i grave dhe barazia gjinore mbeten sfida të përhershme; në disa zona të botës ka përmirësime të ndjeshme, por në disa rajone të tjera gjendja është shumë e rëndë.
Ngarko më shumë