Ndërsa Kina dhe Perëndimi bëjnë përpjekje të rrisin numrin e makinave elektrike, makinat me naftë dhe benzinë mbizotërojnë tregun në Afrikë. Prodhuesit kinezë të automjeteve ofrojnë çmime aq të lira për tregun e Afrikës së Jugut, sa tregtarët thonë se firmat më të njohura rrezikojnë të zhduken.
Në Miçigan, një përplasje lokale për një fabrikë kineze të baterive të makinave elektrike pasqyron polemikën më të gjerë të Shtetet e Bashkuara mbi investimet kineze. Konkurrenca SHBA-Kinë është në qendër të vëmendjes në qytetin Big Rapids në këtë vit zgjedhjesh presidenciale në SHBA.
Një hulumtim i organizatës "Çohu" i publikuar të premten tregon se raportimi i mediave të shkruara në Kosovë përcillet me mangësi dhe shkelje të shumta të kodit të etikës, posaçërisht në raportimet për gratë dhe fëmijët.
Në Shqipëri skema e mashtrimit me mikrokreditë, që po hetohet nga Prokuroria, ka nxjerrë në pah, përveç të tjerash, edhe dyshime serioze për ankande fiktive të shitjes së pronave të sekuestruara të qytetarëve debitorë.
Ndërsa po shënohet pothuajse një vit nga fillimi i luftës, për banorët e Gazës, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar plotësisht, orvatjet për të garantuar nevojat bazë, janë bërë pjesë e përditshmërisë.
Shpërthime të fuqishme nga sulmet ajrore izraelite goditën sot rrethinën e Bejrutit. Izraeli bombardoi edhe autostradën kryesore që lidh Libanin me Sirinë, në afërsi të pikës kryesore kufitare në mes të dy vendeve, që shfrytëzohet nga qindra mijëra njerëz, të cilët po largohen nga sulmet izraelite.
Demokratët edhe republikanët në Ohajo shpresojnë se debati nënpresidencial i së martës do t'i motivojë njerëzit të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Demokratët dhe republikanët e këtij shteti ishin të kënaqur me paraqitjet e kandidatëve të tyre në debatin nënpresidencial.
Evropa duket e gatshme të ashpërsojë ligjet e migracionit mes rritjes së mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë në të gjithë kontinentin. 'Partia e Lirisë' në Austri, e themeluar nga ish-nazistët, fiton zgjedhjet me programin e saj zgjedhor, të titulluar “Fortesa e Austrisë”
Mijëra izraelitë, shumica e tyre ushtarë, janë plagosur në luftime gjatë këtij viti. Ata kanë përpara tyre është një rrugë e gjatë rehabilitimi. Izraeli është një prej vendeve më të përparuara në aspektin e rehabilitimit por lufta në Gazë po kufizon burimet e tyre.
Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris vizituan zonat e goditura rëndë nga uragani Helene. Rreth një milion njerëz ende nuk kanë energji elektrike ndërsa numri i vdekjeve sa vjen e rritet.
Koalicioni SELDI, i cili vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në Europën Juglindore, thekson në raportin më të fundit se reformat kundër korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë arritur ndonjë përmirësim thelbësor.
Vendet e grupit të G-7 thonë se Izraeli ka të drejtë të hakmerret ndaj sulmit iranian me raketa, por përgjigja sipas tyre duhet të jetë proporcionale. Izraeli është zotuar për hakmarrje ndaj sulmeve të Teheranit ndërsa shumë druhen se ky moment ka ardhur.
Ngarko më shumë