Myslimanët përbëjnë më pak se 2 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara. Ndikimi i këtij komuniteti në zgjedhjet amerikane po rritet, kryesisht për shkak të shqetësimeve lidhur me luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë.
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike në Shqipëri zhvilloi sot në Shkodër një takim me përfaqësues të administratës vendore dhe organizatat joqeveritare, si pjese e përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.
Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara pohuan sot në Tiranë se fuqizimi i grave dhe barazia gjinore mbeten sfida të përhershme; në disa zona të botës ka përmirësime të ndjeshme, por në disa rajone të tjera gjendja është shumë e rëndë.
Udhëheqës institucionesh vendase e ndërkombëtare bënë thirrje të martën për vënien para drejtësisë të autorëve të sulmit të një viti me parë në veri të Kosovës, në të cilin u vra oficeri i policisë Afrim Bunjaku.
Në Shqipëri, Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për përgatitjen e të gjitha akteve dhe procedurave që lidhen me votimin nga jashtë vendit të emigrantëve. Një praktikë e cila do të provohet për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës së ardhshme. Votimi do të bëhet përmes postës
Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Libani ndërsa në atë vend ende funksionon transporti. Zyrtarët libanez kanë njoftuar për qindra të vrarë dhe mijëra të plagosur nga sulmet e vazhdueshme izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban.
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti fjalimin e tij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Fjalimi i së martës vjen ndërsa ai po përpiqet të përdorë ndikimin e tij për të siguruar vazhdimësinë e mbështetjes për Ukrainën dhe ndaljen e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Sulmet e Hezbollahut me raketa në veri të Izraelit kanë shtuar frikën e banorëve të qyteteve izraelite përgjatë kufirit me Libanin. Një pjesë e tyre thonë se sirenat dhe sulmet me raketa janë bërë pjesë e jetës së përditshme.
Presidenti ukrainas ka zhvilluar takime të rëndësishme gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai ka takuar drejtuesit e disa kompanive të mëdha amerikane me të cilët ka biseduar për çështjen më urgjente të vendit të tij, nevojat për energji
Forcat ajrore të Izraelit kryen dhjetëra sulme në Libanin jugor, duke ju bërë thirrje banorëve që të largohen nga zonat ku grupi militant Hezbollah mban armët. Zyrtarët e Libanit thanë se sulmet vranë mbi 180 njerëz. Sulmet izraelite u bënë një ditë pasi Hezbollahu sulmoi Izraelin me mbi 150 raketa
Vullkani Vezuv është një rrezik vdjekjeprurës për qindra mijëra banorë që jetojnë përreth tij dhe që e konsiderojnë atë si pjesë thelbësore e jetës dhe kulturës së tyre
Autoritetet vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të cilët hapën zjarr të shtunën në Birmingam, të Alabamas, duke lënë 4 të vrarë dhe 17 të plagosur. Dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me pagesë me objektiv një nga personat që ka mbetur i vdekur.
Ngarko më shumë