Shpërfillja e dobësimi i institucioneve demokratike nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi u kritikua ashpër në seancat e fundit të Parlamentit duke kërkuar nga kryeministri Milojko Spajiç që të mbajë një qëndrim të qartë ndaj këtyre forcave politike që janë të përfshira në qeverinë e tij
Mandati i parë i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me qeverinë e parë të kryeministrit Kurti. Vëzhguesit thonë se megjithëse e kaluara ka pak ndikim në politikë, shqetësuese sipas tyre mbetet qasja e qeverisë së Kosovës ndaj administratave amerikane
Ndërsa shfaqen video false me imazhe të terroristëve të vdekur, janë shtuar shqetësimet nëse inteligjenca artificiale mund të fuqizojë përhapjen e propagandës radikale
Në Turqi, dëgjuesit e Radios Açik po protestojnë pasi rregullatorët i hoqën licencën stacionit me qendër në Stamboll. Për gati 30 vjet, kjo radio është përpjekur të kapërcejë ndasitë në vend
Me kthimin e ish-Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ukrainasit po bëhen gati për ndryshime në politikën e Shteteve të Bashkuara që mund të transformojë luftën e saj për mbijetesë ndaj agresionit rus.
Ndajeni Muzeu Kombëtar “Smithsonian” për Historinë e Natyrës çeli në tetor ekspozitën e agjencisë hapësinore NASA për informimin për Tokën. Ekspozita u jep vizitorëve një pamje nga afër të forcave që i japin formë planetit tonë.
Në Shqipëri, anija e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, u lejua të hyjë sot në portin e Durrësit, në përfundim të një odiseje disa mujore në det. Ngarkesa është vënë nën sekuestro nga Prokuroria.
Qëndrimi i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan shpesh bie ndesh me udhëheqësit perëndimorë. Por ai nuk e fsheh se gjatë mandatit të partë të Presidentit Trump ai kishte marrëdhënie të ngrohta me të.
Aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë po debatojnë se çfarë do të thotë fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane për sigurinë dhe ekonominë e tyre.
Menjëherë pasi republikani Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të mërkurën në mëngjes, presidenti i zgjedhur lavdëroi mbështetësin e tij, sipërmarrësin miliarder në sektorin e teknologjisë, Elon Musk.
Plani i Presidentit të zgjedhur Donald Trump përfshin zotimet kryesore të bëra gjatë fushatës: sigurinë kufitare, forcimin e ekonomisë dhe vënien e Amerikës në plan të parë. Pavarësisht se zotimet vlerësohen si të guximshme, deri tani nuk janë dhënë detaje se si do të realizohen ato.
Sondazhet para zgjedhjeve presidenciale të kësaj jave në Shtetet e Bashkuara flisnin për një garë të ngushtë mes ish-presidentit Donald Trump dhe Nënpresidentes Kamala Harris. Por zoti Trump shënoi një fitore bindëse, duke bërë për vete votues nga grupe të ndryshme demografike.
Ngarko më shumë