Një ligj i ri në Suedi u kërkon të gjithë banorëve që të riciklojnë mbetjet e tyre ushqimore. Prej dhjetëra vitesh ky proces është zbatuar në shumë qytete të Suedisë. Megjithatë, ligji i ri nënkupton ndryshime në kryeqytetin Stokholm. Pyetja qëndron nëse ligji i ri ka sjellë ndryshime?
Udhëheqësit e Kosovës shfaqën shpresën për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, pasi ish Presidenti Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet e së martës.
Në Tiranë, autoritetet më të larta shtetërore dhe përfaqësues të jetës politike uruan zotin Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale, përmes mesazheve drejtuar atij në rrjetet sociale.
Njëri nga premtimet kryesore të Presidentit të sapo zgjedhur amerikan Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore ishte se ai do t’i jepte menjëherë fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit e Hezbollahut, dy grupeve militante që mbështeten nga Irani.
Gazetarët e Zërit të Amerikës biseduan me votuesit në qendrat e votimit në mbarë vendin dhe na sjellin mendimet e tyre për zgjedhjet presidenciale.
Zëri i Amerikës i hedh një vështrim politikave të kaluara të Presidentit Trump dhe qëndrimit aktual për të ofruar një pasqyrë se si mund të jetë presidenca katërvjeçare e republikanit Trump.
Kandidati republikan Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm. Me një fitore në Uiskonsin, zoti Trump siguroi 277 vota elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për të siguruar presidencën.
Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara do të jetë mes atyre që do të njoftojnë të parat rezultatet paraprake në zgjedhjet kombëtare mbrëmjen e së martës.
Zgjedhjet amerikane po ndiqen me interesim edhe në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara, vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të saj.
Në Shqipëri, qytetarët i ndjekin me interes fushatën dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, me shpresën që shumë prej elementeve demokratike të tyre të mund të zbatohen edhe në vendin e tyre. Ata mendojnë se zgjedhjet amerikane janë cilësisht shumë më lart krahasuar me ato shqiptare.
Ekspertë komentojnë se cila qasje për politikën e jashtme do të mund të ishte më efikase për shuarjen e konflikteve, ndërsa vazhdojnë luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.
Gara për Shtëpinë e Bardhë varet nga rezultatet e votimeve në shtatë shtete kyçe - Pensilvani, Wiscnonsin, Arizona, Xhorxhia, Karolinë e Veriut dhe Nevada.
Ngarko më shumë