Në Tiranë, u zhvillua Kuvendi Kombëtar për gjuhën shqipe, ku morën pjesë dhe ku u paraqit Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, një projekt katërvjeçar, ku dhanë ndihmesën e tyre dhjetëra gjuhëtarë. Fjalori i ri ka dy herë e gjysmë më shumë fjalë se sa Fjalori i mëparshëm i botuar mbi 4 dekada më parë.