Në Gjermani, koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz u shpërbë pas shkarkimit të ministrit të financave dhe dorëheqjeve të tre ministrave të tjerënga radhët e partisë “Demokratët e Lirë”, një parti me orientim biznesi. Kancelari Scholz do të udhëheqë vendin me një qeveri pakice
Aleatët e Amerikës në Evropë e uruan zotin Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht shqetësimeve mbi ndikimin që mandati i tij i dytë mund të ketë në marrëdhëniet transatlantike. Analistët thonë se aleatët evropianë po përgatiten për një periudhë të paqëndrueshme
Republikanët fituan kontrollin e Senatit, një fitore e rëndësishme që do t’i jepte Presidentit të zgjedhur Donald Trump një mjet kryesor për të zbatuar axhendën e tij legjislative.
Shtetet e Bashkuara po përgatiten për trasnferimin e pushtetit, me Presidentin Joe Biden që përgëzoi Presidentin e zgjedhur Donald Trump për fitoren e tij dhe Nënpresidenten Kamala Harris që pranoi humbjen.
Dhjetëra udhëheqës të vendeve evropiane përfshirë ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor u zotuan të enjten për bashkëpunim të shtuar në përgjigje të, siç thanë regjimeve autoritare si ai në Rusi që vënë në rrezik rendin ndërkombëtar.
Presidenti ukrainas ishte ndër udhëheqësit e parë botërorë që uroi presidentin e porsazgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Trump. Shumë ukrainas thonë se druhen se zoti Trump mund të përmbushë një premtim të fushatës për t'i dhënë fund luftës
Një ligj i ri në Suedi u kërkon të gjithë banorëve që të riciklojnë mbetjet e tyre ushqimore. Prej dhjetëra vitesh ky proces është zbatuar në shumë qytete të Suedisë. Megjithatë, ligji i ri nënkupton ndryshime në kryeqytetin Stokholm. Pyetja qëndron nëse ligji i ri ka sjellë ndryshime?
Udhëheqësit e Kosovës shfaqën shpresën për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, pasi ish Presidenti Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet e së martës.
Në Tiranë, autoritetet më të larta shtetërore dhe përfaqësues të jetës politike uruan zotin Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale, përmes mesazheve drejtuar atij në rrjetet sociale.
Njëri nga premtimet kryesore të Presidentit të sapo zgjedhur amerikan Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore ishte se ai do t’i jepte menjëherë fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit e Hezbollahut, dy grupeve militante që mbështeten nga Irani.
Gazetarët e Zërit të Amerikës biseduan me votuesit në qendrat e votimit në mbarë vendin dhe na sjellin mendimet e tyre për zgjedhjet presidenciale.
Zëri i Amerikës i hedh një vështrim politikave të kaluara të Presidentit Trump dhe qëndrimit aktual për të ofruar një pasqyrë se si mund të jetë presidenca katërvjeçare e republikanit Trump.
Ngarko më shumë