Që nga Florida e deri në Virxhinia, amerikanët po përpiqen të rimëkëmben nga dëmet e shkaktuara nga uragani Helene në fund të shtatorit. Një ekip i Zërit të Amerikës ishte në Karolinën e Veriut, ku disa pjesë të këtij shteti u goditën veçanërisht rëndë nga stuhia shkatërrimtare.
Dhjetëra udhëheqës botërorë që po marrin pjesë në konferencën vjetore të Kombeve të Bashkuara për klimën në Azerbajxhan, po shprehin shqetësim për pasojat e ndryshimeve klimatike.
Raporti “Kosova në diskursin e politikës së jashtme ruse” i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, thekson se Rusia përmes mediave të saj përhap rrëfime që e paraqesin Kosovën si shtet të dështuar e të paqëndrueshëm.
Partitë kryesore politike në Gjermani janë pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në muajin shkurt, pas rënies së koalicionit qeveritar në fillim të këtij muaji. Këto zgjedhje mund të kenë ndikim më të madh tek ndihma ushtarake për Ukrainën.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, e siguroi NATO-n të mërkurën se administrata e presidentit Joe Biden do të forcojë mbështetjen për Ukrainën dhe aleancën ne periudhën e mbetur të mandatit të saj. Zoti Blinken i bëri këto premtime gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Bruksel.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën gjatë vizitës në selinë e NATO-s në Bruksel se ka ardhur koha që Izraeli t’i japë fund luftës në Gazë. Organizatat e ndihmave humanitare thonë se situata në Gazë është shumë e rëndë.
Në laboratorët në të gjithë Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët po studiojnë kafshët dhe insektet lidhur me vetitë e tyre për të zbuluar kancerin. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se bletët dhe qentë mund ta zbulojnë sëmundjen më shpejt sesa pajijest mjekësore.
Raporte të qeverisë amerikane thonë se pjesëtarë të popullsisë indigjene përballen me rrezik me të lartë për zhduken, të përjetojnë dhunë ose të vriten. Në shtetin jugperëndimor të Nju Meksikos disa familje indigjene po shfrytëzojnë një paketë ndihme për të zgjeruar përpjekjet e tyre për drejtësi.
Anna Wiebe u zhvendos në SHBA nga Ukraina 25 vjet më parë. Pas fillimit të agresionit rus në vitin 2022, katër nga të afërmit e saj në Ukrainë u larguan nga vendi dhe iu bashkuan asaj. Ata u vendosën në Karolinën e Veriut, shtet i cili u godit rëndë nga uragani Helene disa muaj më parë.
Një grup të rinjsh aktivistë në Turqi, të njohur si ‘1000 të Rinjtë për Palestinën’, po i bëjnë një sfidë të rrallë dhe të fuqishme Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, duke përdorur mediat sociale për të ekspozuar tregtinë e Turqisë me Izraelin.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u thirr sot të dëshmonte para komisionit hetimor parlamentar mbi sterilizimin lidhur me koncensionin prej 100 milionë euro të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, miratuar nëntë vjet më parë.
Udhëheqësit botërorë u mblodhën sot në Baku të Azerbajxhanit për konferencën vjetore të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike. Por në konferencë nuk janë të pranishëm udhëheqësit e vendeve më të fuqishme, përfshirë ata nga 13 shtetet të cilat konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj.
Ngarko më shumë