Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti të mërkurën takimin e rregullt për Kosovën. Në këtë takim, Kosova u përfaqësua nga Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ndërsa Serbia nga Ministri i saj i Jashtëm Marko Gjuriç.
Ekipet e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut janë shpërndarë në disa nga qendrat më të rëndësishme në Shqipëri në përpjekje për të shtuar sasitë e grumbullimit të gjakut, por edhe për të rritur ndërgjegjësimin e komuniteteve lokale për nevojën e dhurimit vullnetar.
BE i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe për shpalljen e Kosovës si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, duke vlerësuar se ato paraqesin shkelje të detyrimeve të saj që dalin nga procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Komisioni Europian vlerësoi gjatë publikimit të Raportit Vjetor për Shqipërinë se vendi ka ruajtur përgjithësisht nivel të lartë ambicieje për të ecur përpara në negociatat e anëtarësimit, duke vënë në dukje se procesi i bisedimeve duhet të çojë në një përshpejtim të reformave të lidhura me BE-në.
Në rast se fiton një mandat të dytë, ish-Presidenti amerikan Donad Trump ka propozuar vendosjen e tarifave gjithëpërfshirëse: një taksë të përgjithshme prej 20 për qind për të gjitha importet dhe 60 për qind për mallrat që vijnë nga Kina.
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump po bëjnë përpjekjet e fundit për të siguruar vota, më pas se një javë para ditës së zgjedhjeve. Demokratja Harris e mbajti fjalimin përmbyllës të martën në mbrëmje pranë Shtëpisë së Bardhë.
Japonia vazhdon të jetë e ndarë për sa i përket mënyrës se si duhet të përballet me të kaluarën e saj të dhunshme, ndërsa pjesë të historisë së vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore shkaktojnë debat. Tashmë një person me lidhje të drejtpërdrejta me atë pjesë të historisë, po thyen dekada heshtjeje
Komisioni Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE - Shqipëri, po zhvillon në Tiranë takimin e 18-të. Dy delegacionet diskutuan mbi sundimin e ligjit në Shqipëri, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Nga marrja e njohurive mbi procesin zgjedhor, deri tek angazhimi për të dalë derë më derë për të kërkuar mbështetje për kandidatët presidencialë, shumë të rinj po përqafojnë procesin e votimit.
Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti tha sot se si shef i qeverisë së vendit nuk mund të formojë Asociacionin e komunave serbe dhe sipas tij kjo është përgjegjësi e vet komunave. Kryeministri Kurti tha se Asociacioni nuk mund të bëhet përparësi pasi kjo është pikëpamje e Beogradit.
Presidenti Joe Biden bëri thirrje të hënën që t'i jepet fund konfliktit në Lindjen e Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit të shtunën, që Uashingtoni tha se ishte një hakmarrje e justifikuar për sulmin iranian ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji.
Në zgjedhjet e 5 nëntorit, sipas anketimeve, kandidatja e Partisë së Gjelbër Jill Stein mund të marrë 1 për qind të votave. Kandidatura e zonjës Stein mund të ketë ndikim shumë të madh në rezultatin e zgjedhjeve.
Ngarko më shumë