Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër HIV/AIDS-it e gjeti Shqipërinë edhe me 119 persona të tjerë të infektuar me HIV, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Drejtuesja e shoqatës së personave që jetojnë me HIV/AIDS, Olimbi Hoxhaj, tha se këtë vit u raportua edhe për disa bebe të lindura me HIV pozitiv.