Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara do të jetë mes atyre që do të njoftojnë të parat rezultatet paraprake në zgjedhjet kombëtare mbrëmjen e së martës.
Zgjedhjet amerikane po ndiqen me interesim edhe në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara, vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të saj.
Në Shqipëri, qytetarët i ndjekin me interes fushatën dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, me shpresën që shumë prej elementeve demokratike të tyre të mund të zbatohen edhe në vendin e tyre. Ata mendojnë se zgjedhjet amerikane janë cilësisht shumë më lart krahasuar me ato shqiptare.
Ekspertë komentojnë se cila qasje për politikën e jashtme do të mund të ishte më efikase për shuarjen e konflikteve, ndërsa vazhdojnë luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.
Gara për Shtëpinë e Bardhë varet nga rezultatet e votimeve në shtatë shtete kyçe - Pensilvani, Wiscnonsin, Arizona, Xhorxhia, Karolinë e Veriut dhe Nevada.
Amerikanët votojnë mes demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump. Dy kandidatët kanë pikëpamje të ndryshme mbi të ardhmen e fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë.
Amerikanët shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, numri i votave në nivel kombëtar nuk përcakton se cili kandidat do të fitojë Shtëpinë e Bardhë. Fjalën e fundit e ka Kolegji Zgjedhor.
Fermerët amerikanë po përballen me vështirësi ekonomike në këtë sezon zgjedhjesh për Shtëpinë e Bardhë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, ishte në shtetin Illinoi dhe bisedoi me fermerët lidhur me shqetësimet që kanë dhe çfarë presin nga qeveria.
Karolina e Veriut është një nga shtatë të ashtuquajturat shtete të pavendosura që mund të jenë përcaktuese për fituesin e garës presidenciale. Demokratja Harris dhe republikani Trump kaluan shumë kohë duke bërë fushatë në këtë shtet që gjendet në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.
Wisconsin, një shtet në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara, që njihet për prodhimet e bulmetit dhe të birrës, është njëri prej shteteve përcaktuese në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane, e gjithë vëmendja do të jetë kthyer tek shtatë shtetet të ashtuquajtura “fushëbetejë elektorale”, të cilat pritet të përcaktojnë rezultatin e garës elektorale të këtij viti. Nj[ë
Në zgjedhjet presidenciale një vëmendje e posaçme i kushtohet qarkut Erie në Pensilvani. Arsyeja për këtë është se në katër garat e fundit presidenciale, kandidati që fitoi këtë qark ishte dhe fitues i garës zgjedhore në SHBA duke fituar statusin si parashikues i garës për Shtëpinë e Bardhë.
Ngarko më shumë