Zoti Sorensen zëvendëson në këtë post diplomatin sllovak Miroslav Lajçak, mandati i të cilit përfundon më 31 janar, pa ndonjë rezultat të dukshëm.
Bllokimi 24 orësh i një kryqëzimi në Beograd është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për një aksident në Novi Sad, që la pas vetes 15 të vdekur në nëntor të vitit të kaluar.
Fondi Monetar theksoi se ekonomia shqiptare po përballet me vështirësi si plakja e shpejtë e popullsisë, emigrimi, prodhimtaria e ulët dhe mangësitë e qeverisjes.
Në Shqipëri numërohen rreth 6800 persona para dhe tetraplegjikë, të cilët kanë vështirësi në lëvizje
Kryeministri: Të jetë i ngjashëm me atë të Vatikanit. Por më pas flet për “një shtet simbolik, pa mure, pa polici, pa ushtri, pa taksa apo atribute të tjera por një seli, një shtet shpirtëror”
Ndërsa opozita po pengon punën e Parlamentit duke kërkuar tërheqjen e vendimit për daljen në pension të një anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, shumica parlamentare tha se në këtë mënyrë po rrezikohen institucionet shtetërore në Malin e Zi.
Rreth 20 për qind e veprimtarive të partive politike gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, janë përshkuar me gjuhë të urrejtjes dhe diskriminuese, tha të shtunën Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”.
Kisha shpalli 5 ditë zie para se të prehet në Shqipëri trupi i Kryepeshkopit Anastas, i cili për më shumë se tre dekada drejtoi ringritjen e kishës dhe besimit ortodoks në vend.
Incidenti ndodhi gjatë një proteste rreth shembjes së çatisë së stacionit të trenit në qytetin e Novi Sadit, që la pas vetes 15 të vdekur në nëntor të vitit të kaluar. Presidenti serb thotë se protestat janë sulm ndaj Serbisë i organizuar “nga brenda dhe nga jashtë”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump beson tek rëndësia jetike e Groenlandës, ndërkohë që Rusia dhe Kina kanë shtuar praninë dhe rrezikshmërinë në këtë rajon.
Gjykata e Posaçme: Memollës i hiqet e drejta për funksione publike për 5 vjet. Dënime dhe për tre persona të tjerë. Kryebashkiaku: Do vijoj detyrën. Vendimin do e ankimoj.
Përdorimi i këtyre burimeve për avantazh elektoral ishte sipas organizatave një nga dukuritë më problematike në zgjedhjet e fundit vendore, duke shënuar rritje dhe një sfidë të hapur ndaj ligjit dhe institucioneve.
Ngarko më shumë