Një raport i organizatës ‘Sbunker’ thekson se ekstremizmi në Kosovë mbetet i kufizuar, por faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e tij janë të pranishëm. Në raport theksohet se etnonacionalizmi, rrëfimet antigjinore dhe ekstremizmi fetar, janë ideologjitë kryesore me të cilat përballet Kosova.