Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O'Brien tha në një intervistë me agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, se Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj, por pa kërcënuar fqinjët.
Kërkesa në Gjykatën Administrative: "Mandati i vlefshëm sa kohë që lejohet ankimim". Qeveria njoftoi me nxitim shpalljen e vakancës për kreun e Bashkisë, pas vendimit të Komisionerit shtetëror. Sot PS, caktoi Vangjel Tavon si kandidati e saj në garën e 4 gushtit
Kreu i Prokurorisë së Posaçme deklaroi të hënën, se janë bërë procedurat përmes Ministrisë së Drejtësisë. Ish zëvendëskryeministri ndodhet në qytetin e Luganos
Prej më shumë se 6 vitesh, që kur procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve filloi të japë efektet e para, trupa e prokurorëve erdhi duke u reduktuar dhe sot janë në sistem 193 nga 320 prokurorë
Tash e disa vjet me radhë thuhet se numri i tyre arrin në rreth 260 mijë dhe paraqet kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë në Kosovë.
Në kohën kur në botë dhe rajon janë shtuar tencionet dhe konfliktet, fotografi Korab Basha, përmes fotove të tij, hedh një vështrim në të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Sipas analistëve një provë është miratimi i rezolutës për gjenocidin në Jasenovac në parlamentin e Malit të Zi, iniciuar nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse.
Analistë shqiptarë e serbë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, thanë se nuk kanë pritshmëri se brenda një periudhe të shkurtër mund të shënohet përparim në tejkalimin e dallimeve ndërmjet palëve.
Komuniteti ndërkombëtar vlerëson se kjo qasje paraqet ndërhyrje në veprimtarinë e gjyqësorit, teksa i bën thirrje qeverisë në Shkup që reformat të realizohen përmes dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë
Zoti Beqaj i mohoi akuzat dhe kërkoi masë më të lehtë sigurie, me një garanci pasurore 50 mijë euro, por gjykata e rrëzoi propozimin e tij.
Protestuesit dogjën goma makinash në hyrjen e bashkisë, duke bërë thirrje për hetime të thelluara mbi aktet korruptive në këtë institucion.
Vendimi, pas dënimit në Apel të kryetarit të zgjedhur të Himarës. Në mbledhjen e KQZ merr pjesë i shoqëruar me policë dhe Beleri. Qeveria i dërgon me shpejtësi Presidentit Begaj, shpalljen e vakancës. Kreu i shtetit dekreton 4 gushtin
Ngarko më shumë