Ligji për KPM-në u miratua javën e kaluar nga parlamenti i Kosovës, duke nxitur reagime të ashpra të opozitës, Bashkimit Evropian, shoqatave të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile që e cilësuan atë si “goditje ndaj lirisë së medias dhe tentim për disiplinim e kontrollim të tyre”.