Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu, bëri thirrje të forcohen lidhjet me familjen, të afërmit dhe me shoqërinë, për t'u bërër më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.
Dyfishohen çështjet e korrupsionit të dërguara për gjykim, trefishohen ato për krim të organizuar dhe shtohen dënimet. Dumani dhe Rama, debat në distancë mbi metodat e punës së SPAK-ut.
Sokol Mirakaj, ish i përndjekur politik gjatë diktaturës komuniste, thotë për Zërin e Amerikës, se të dhënat për nostalgjikët në media janë për të ardhur keq, dhe se gjendja në Shqipëri mund të ndryshojë bashkë me ndryshimin e mendësisë së njerëzve.
Zoti Dumani foli në një tryezë mbi krimet zgjedhore, një ditë pasi kryeministri Rama kërkoi që të ndalet, “survejimi i partive politike në proces zgjedhor”.
“Ne ende nuk kemi një Ditë Kujtese, që të përkujtojë viktimat dhe qëndresën ndaj diktaturës, dhe asnjë memorial në qendër të Tiranës”, thotë për Zërin e Amerikës, drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media e Kulturë, Jonila Godole.
Komisioneri Celibashi tha se edhe pas refuzimit, shqiptarët nga jashtë mund të riaplikojnë pa kufizim për t'u regjistruar deri në 4 mars me të dhëna të sakta, dhe KQZ-ja është gati t’i ndihmojë.
Ndryshimet ligjore sigurojnë mbulimin e shpenzimeve postare për çdo fletë votimi nga jashtë vendit, si dhe numërimin e tyre nga një komision dypartiak.
"“Sa i takon pjesës teknike, ne mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri në vitin 2026 apo në 2027, por sa i takon pjesës politike, asnjë hap i rëndësishëm nuk mund të ndërmerret pa vullnetin e shteteve anëtare”, tha komisionerja Kos.
Ndryshimet ligjore ulin në zero shpenzimet postare për votat nga jashtë, numërimin e tyre nga një komision dypartiak, si dhe afrimin e afateve për regjistrim të partive dhe kandidatëve në garë.
Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj, kryeministri: Ndaj tij nuk ka prova. Mund të gjykohej në gjendje të lirë. Shenja abuzimi me pavarësinë. Reagojnë BE-ja, KLGJ-ja dhe KLP-ja
Analistët Afrim Krasniqi dhe Ilir Kalemaj komentuan për Zërin e Amerikës arrestimin e kryebashkiakut Veliaj, reagimin e kryeministrit Rama, hetimet ndaj zonjës Bushka dhe veprimtarinë e SPAK-ut kundër korrupsionit
Urdhër arresti në shtëpi për bashkëshorten Xoxa. Arrestohet një sipërmarrës. Për 5 të tjerë, detyrim paraqitje. Nën hetim dhe deputetja socialiste Klotilda Bushka. Polemika në Kuvend. Reagon Veliaj: S'më lidh asgjë me korrupsionin
Skema e pensioneve është nën presionin e informalitetit, plakjes së popullsisë, migrimit, si dhe rritjes së jetëgjatësisë dhe i popullatës në moshë pensioni.
Zgjedhjet mbahen me Kodin Zgjedhor, ku nuk janë përfshirë rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë mbi komisionet bipartizane dhe mbi përdorimin e burimeve shtetërore në fushata zgjedhore
Organizatat regjistruan vitin e kaluar 45 raste sulmesh ndaj gazetarëve, presione, kërcënime dhe goditje fizike ndaj tyre, të cilat, sipas tyre hetohen me ngadalësi.
Gjatë shërbesës Kryepeshkopi Anastas u vlerësua për ringritjen e besimit dhe kishave ortodokse gjatë më shumë se 32 vjetësh në krye të Kishës Ortodokse.
Shqipëria është i vetmi vend europian i pushtuar ku, pas Luftës së Dytë Botërore, popullsisa hebreje u shumëfishua në krahasim me shifrat e paraluftës.
Bëhet fjalë për 31 prona në Vlorë, Sarandë, Kurbin e Tiranë, si biznese, automjete, llogari bankare, apartamente e vila, ullishte e toka bujqësore.
Kryepeshkopi Anastas shërbeu për mbi 32 vjet në krye të kishës dhe ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare në një spital të Athinës fundjavën e kaluar.
Fondi Monetar theksoi se ekonomia shqiptare po përballet me vështirësi si plakja e shpejtë e popullsisë, emigrimi, prodhimtaria e ulët dhe mangësitë e qeverisjes.
Ngarko më shumë