Kryetari i AKEP-it, Tomi Frashëri, i bëri këto komente gjatë seancës dëgjimore para komisionit të posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj, ku foli edhe mbi sulmet iraniane nga “Homeland Justice”
Prokuroria e Posaçme dyshon se zoti Berisha favorizoi dhëndrin e tij, si një nga ish pronarët e truallit të klubit sportiv Partizani, ku u ndërtuan një grup pallatesh.
Libri përmban raportimet dhe përndjekjet e Sigurimit famëkeq të Shtetit ndaj zotit Camaj në Evropë dhe SHBA gjatë veprimtarisë kulturore, shoqërore e albanologjike.
Gazetarë, veprimtarë e politikanë kërkuan përshtatjen sa më parë të ligjeve të Shqipërisë me standartet Anti-SLAPP të BE-së dhe të Këshillit të Evropës.
Sipas studimeve, kanceri i gjirit në Shqipëri ka një tendencë në rritje, por nevojiten kontrolle për zbulim sa më të herët, sepse pjesa dërrmuese e rasteve të zbuluara herët janë të kurueshme.
Akuza mbështetet mbi shkelje të dyshuara, që gjenden në 4 praktika të ndryshme pronash, kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Presidenti Erdogan deklaroi gjatë vizitës në Tiranë se Turqia është gati të plotësojë nevojat e ushtrisë shqiptare në pajisje ushtarake dhe trajnime, si një partnere strategjike dhe aleate në NATO.
Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica, thotë për Zërin e Amerikës se përurimi i xhamisë është më i rëndësishëm se sa protokolli i pjesëmarrjes. Ish kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj: "Ka ndërhyrje politike".
Ekspertja Daniela Mineva, thotë për Zërin e Amerikës se "përfshirja në korrupsion ndryshon midis 10 për qind në Malin e Zi dhe Shqipërisë me 40 për qind. Në Shqipëri 80 përqind e njerëzve pohuan se janë gati të japin ose të pranojnë rryshfet".
Ekspertë të pavarur pohuan për Zërin e Amerikës se mungon së pari vullneti i partive politike, të cilat krahas shfrytëzimit të internetit pa ndonjë bazë ligjore, vazhdojnë abuzimet në terren gjatë fushatave.
"Procesi i paprecedent i vettingut tregoi nivelin dhe mënyrat e korrupsionit në sistemin e vjetër dhe ka ndihmuar që ta shfarosë atë", tha ambasadori Silvio Gonzato, drejtues i Delegacionit të BE-së.
Protesta erdhi pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, ndërsa shumica thotë se nuk komenton vendimet e gjykatave
Partia Demokratike tha në një deklaratë se “rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjësuar” dhe se “kryeministri ka asgjësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme”
Përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane kërkuan në këtë takim që, gjatë këtij procesi reformash të respektohet pavarësia e institucioneve.
Ndërhyrja e pazakontë e drejtuesit të Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, erdhi si reagim pas fjalës së kryetarit të komisionit të posaçëm për thellimin e reformave, Fatmir Xhafaj
Vitin e kaluar Gjykata e Posaçme përfundoi me vendim gjyqësor mbi 75 për qind e çështjeve të dërguara për korrupsion dhe krim të organizuar në atë gjykatë.
Veprimtaret pohuan për Zërin e Amerikës, se megjithë rritjen e shifrave në përfaqësimin e grave, situata e tyre vazhdon të jetë shqetësuese, sidomos sa i takon pushtetit vendor dhe partive politike.
Studentët e mjekësisë pohojnë se ligji nuk jep zgjidhje mbi shkaqet, që shtyjnë mjekët drejt largimit nga vendi.
Gert Bogdani u angazhua qysh i ri në jetën politike, ishte drejtues i Forumit Rinor i PD-së, si dhe një nga deputetët më të rinj në Kuvend.
"SPAK-u ka fituar respektin e qytetarëve, sepse po ndihmon vendin që të trajtojë çështjet e korrupsionit”, tha Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore - Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Colleen Hyland.
Ngarko më shumë