Lidhje

Në Tiranë nisin Ditët e Kujtesës për viktimat dhe pasojat e diktaturës komuniste


Ditët e Kujtesës
Ditët e Kujtesës

Në Tiranë, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë po zhvillon një seri tubimesh për Ditët e Kujtesës, ku po diskutohet mbi diktaturën komuniste dhe pasojat e saj në shoqërinë shqiptare. Drejtuesja e këtij Instituti, Jonila Godole, thotë për Zërin e Amerikës, se regjimi komunist shkaktoi shumë viktima të pafajshme, që i bënë qëndresë diktaturës, por kujtesa dhe nderimi për ta nuk është në nivelet e duhura. Në Ditët e Kujtesës është hapur në ish muzeun e diktatorit komunist Enver Hoxha një ekspozitë me portete dhe jetëshkrime të të përndjekurve politikë të atij regjimi.

Ditët e Kujtesës për viktimat dhe pasojat e diktaturës komuniste
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Edicioni i dhjetë i Ditëve të Kujtesës, organizuar nga IDMC-ja, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, (KAS), është një platformë e rëndësishme për dialogun mbi të kaluarën komuniste në Shqipëri.

Edhe pse kanë kaluar afro tre dekada e gjysmë nga rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha në qendër të Tiranës dhe shpalljes së pluralizmit politik, studiuesit pohojnë se viktimat e atij regjimi ende nuk po nderohen me dinjitet dhe harresa e qëllimshme për krimet e diktaturës ka punuar më fort se sa kujtesa e shoqërisë për pasojat e atij sistemi.

“Megjithë punën që kemi bërë në këto dhjetë vite në fushën e kujtesës, ne ende nuk ia dolëm që të kemi një Ditë Kujtese, që të përkujtojë viktimat dhe qëndresën ndaj diktaturës, dhe asnjë memorial në qendër të Tiranës. Për sa i përket muzealizimit, edhe pse janë ndërmarrë disa hapa positive, gjithësesi, gjithë investimi është bërë në vendet, ku kanë qenë persekutorët dhe jo të persekutuarit, pra jo në vendet e vuajtjes”, thotë për Zërin e Amerikës, drejtuesja e Institutit, Jonila Godole.

IDMC-ja zhvilloi sot një konferencë ndërkombëtare mbi muzealizimin e kujtesës, ruajtjen e historisë dhe saktësimin e saj me dëshmi dhe dokumenta të viktimave të diktaturës.

“A është vërtet kaq e lehtë të harrohen ato që ndodhën? Kjo harresë duket se është një sjellje e memories kolektive për ta fshirë të kaluarën. Por për fat të eq, harresa sjell përsëritje, ose rreziun e përsëritjes”, thotë Luigj Ndou, përfaqësues i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur për Prishtinën dhe Tiranën.

Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe mediat, Frederika Hanotier tha se kultura e kujtesës është një nga cilësitë më të rëndësishme të shoqërive, sidomos atyre në tranzicion, që ka nevojë të mbështetet.

“BE mbetet shumë e angazhuar të mbështesë Shqipërisë dhe është përkrah saj në përpjekjet për të mos harruar pasojat e të kaluarës, sepse kjo qëndron në thelbin e zhvillimeve demokratike. Këto nisma forcojnë lidhjet mes BE-së dhe Shqipërisë, që ndajnë të njëjtat vlera dhe janë të angazhuara për drejtësi. Angazhimi për kujtesën është angazhimi për drejtësi, shtet të së drejtës dhe për demokraci", thotë zonja Hanotier.

Ndërsa zonja Godole thotë se kampi i Tepelenës, burgu i Spaçit, i Qafë Barit etj., tashmë janë kthyer në rrënoja dhe është shumë më e e vështirë dhe më e kushtueshme si investime se sa më parë për t’i kthyer ato në qendra muzeale dhe edukuese për brezin e ri mbi diktaturën dhe pasojat e saj, por gjithësesi një mission për t’u vazhduar.

“Imagjinoni, kur të mos kemi më as dëshmitarët e kohës, të cilët po ndahen ditë për ditë nga jeta, kur të mos kemi as vendet e kujtesës, ku ata vuajtën dënimet e padrejta të tyre, atëherë se kush mund të vijë dhe të krijojë një narrativë të re se çfarë ishte diktatura, se çfarë ndodhi aty, dhe jam e sigurtë që nuk do të jetë më ajo që ishte, ajo që ne kemi përjetuar, ajo që vërtet ka lënë pasoja deri më sot këtu”, thotë zonja Godole.

Folësit theksuan se mësimet nga e kaluara komuniste e ndihmojnë Shqipërinë për të ndërtuar një shoqëri demokratike dhe të drejtë, bashkë me besimin që mesazhet nga koha e diktaturës të mos harrohen, nëse brezat e sotëm dhe të ardhmes, duan të jetojnë në një shoqëri që bazohet në vlerat europiane, të drejta të njeriut dhe llogaridhënie.

“Sfida kryesore për të cilën Autoriteti ndihmon është rishqyrtimi i historisë. Nga burimet e vjetra ishte krijuar një narativë e ngurtë. Tashmë duke patur burime të reja, duke patur edhe dëshmitë rreth tryezës nga personat, për të cilët ishte tabu dalja në publik, por ishte vetëm përbaltja për ta e jo zëri i tyre i dëgjuar, krijohet një historiografi e re, e cila dita ditës po sjell fakte, teza, qasje të reja”, thotë Genta Sula, drejtuese e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Ditën e parë të Kujtesës u çel në mjediset e Piramidës, ish muzeu i diktatorit Enver Hoxha. ekspozita fotografike “Rrugëtime të Papritura të Jetës” me portrete dhe histori të ish-të përndjekurve politikë.

Gjatë këtyre ditëve po publikohen libra dhe filma dokumentarë mbi dikaturën në Shqipëri dhe vende të tjera, vizita në muzeume dhe tubime me të rinj.

XS
SM
MD
LG