Presidenti i Ukrainës Zelenskiy tha se beson se Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, mund t'i jepte fund luftës, por shtoi se kjo mund të arrihej vetëm me përfshirjen e Kievit në bisedime.
Uashingtoni rihapi së fundmi ambasadën e tij në Ishujt Sejshelle duke rikthyer rivalitetin e mëparshëm me fuqitë e tjera të botës për ndikim në vendin e vogël në Oqeanin Indian
Republikanët shprehën besimin në vendosmërinë e zonjës Noem për të udhëhequr çështjet që lidhen me sigurinë kufitare dhe imigracionin. Pro saj votuan edhe 7 senatorë demokratë.
Kryeministri: Të jetë i ngjashëm me atë të Vatikanit. Por më pas flet për “një shtet simbolik, pa mure, pa polici, pa ushtri, pa taksa apo atribute të tjera por një seli, një shtet shpirtëror”
Ndërsa opozita po pengon punën e Parlamentit duke kërkuar tërheqjen e vendimit për daljen në pension të një anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, shumica parlamentare tha se në këtë mënyrë po rrezikohen institucionet shtetërore në Malin e Zi.
Ekspertët thonë se shërimi nga trauma fizike dhe psikologjike që ata përjetuan do të marrë kohë.
Marrëveshja parashikon që Hamasi të lirojë 33 gra, fëmijë, të moshuar, të sëmurë apo pengje të plagosur, gjatë një faze të parë gjashtëjavore, ndërsa Izraeli do të lirojë në këmbim, 30 të burgosur për çdo civil të liruar dhe 50 për çdo ushtar.
Në më pak se 12 orë pas votimit në Senat për konfirmimin e tij, zoti Hegseth u betua si Sekretari i 29-të i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara
Një mijë e pesëqind trupa të ushtrisë amerikane u dërguan së fundi në kufirin jugor me Meksikën dhe sipas zyrtarëve, një kontigjent tjetër trupash do të dërgohen në javët e ardhshme.
Kisha shpalli 5 ditë zie para se të prehet në Shqipëri trupi i Kryepeshkopit Anastas, i cili për më shumë se tre dekada drejtoi ringritjen e kishës dhe besimit ortodoks në vend.
Nën urdhrat e Presidentit Trump, dy aeroplanë ushtarakë transportuan dhjetëra imigrantë nga Shtetet e Bashkuara në Guatemalë, ndërkohë që Pentagoni po bën përgatitje për të dërguar trupa shtesë në kufirin jugor me Meksikën
Ndërsa përfshirja e zotit Musk në politikën e Shteteve të Bashkuara mund të jetë e pazakontë tani, ajo kujton epokat e mëparshme kur drejtuesit e bizneseve të mëdha ushtronin ndikim të madh mbi zhvillimet në vend
Ngarko më shumë