Eshtë një traditë reklamimi më shumë se 1 shekullore. Dyqanet më të fashmëm në Nju Jork zbulojnë vitrinat luksoze, posaçërisht për periudhën e festave. Zëri i Amerikës tregon se përse kjo formë e vjetër reklamimi vazhdon të jetë e efektshme edhe në botën moderne.
Në Tiranë, përfaqësues të shoqërisë civile nisën sot një seri diskutimesh mbi Agjendën e Reformave, që Shqipëria paraqet në Bashkimin Europian për të përfituar nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po takohen të mërkurën me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe posaçërisht mbi Planin e Rritjes ekonomike për rajonin që aspiron integrimin në bllok
Gjatë vitit 2024 Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shtoi përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e Turqisë në nivel ndërkombëtar. Dy nga sukseset kryesore të tij në politikën e jashtme janë rrëzimi i Bashar al-Assadit në Siri dhe forcimi i lidhjeve me vendet afrikane.
Premtimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për t'i dhënë fund shpejt luftës në Ukrainë, po shkakton shqetësime tek fqinjët e Rusisë. Në Estoni disa kanë frikë se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës mund të forcojë Moskën.
Ndërsa bisedimet për lirimin e pengjeve dhe arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës kanë rifilluar, dimri pritet të vështirësojë gjendjen e dy milionë palestinezëve. Banorët e zhvendosur në Gazën jugore janë të shqetësuar nga pasojat, që mund të sjellë ulja e temperaturave.
Ndajeni Print Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Siri, mjetet ushtarake ruse kanë filluar të largohen nga province Lakatia, vendilindja e diktatorit të rënë Bashar al-Assad dhe të atit të tij Hafez al-Assad, i cilësuar atje si “udhëheqësi i pavdekshëm”.
Kalifornia po ndërmerr hapat e para për të mbrojtur politikat progresive të këtij shteti nga sfidat në nivel federal që pritet të krijohen nga administrata e re që merr detyrën në janar.
Mbështetja për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë vazhdoi të rritej në vitin 2024. Analistët thonë se kjo prirje u nxit nga shqetësimet për emigracionin, inflacionin dhe luftën në Ukrainë.
Shqipëria nisi sot bisedimet për një tjetër grupkapitull, pjesë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Do diskutohen marrëdhëniet me jashtë dhe politikat e sigurisë e mbrojtjes.
Ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk u deklarua sërish lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, ndërsa theksoi se nuk është pengesë dhe as nuk paraqet rrezik për askënd në Kosovë në kuptimin politik.
Agjencitë vlerësojnë se bëhet fjalë për një kombinim të dronëve civilë, dronëve të zbatimit të ligjit, avionëve me pilot, helikopterëve, apo edhe yjeve në qiell që njerëzve u janë dukur si dronë.
Ngarko më shumë