Në Shqipëri, edhe këtë fundviti një numër jo i vogël i familjeve dhe të miturve vazhdojnë të përballen me probleme ekonomike dhe sociale. Mes tyre janë edhe jetimët dhe fëmijët e braktisur.
Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë sasi të mëdha energjie elektrike. Por shtimi i kërkesës për energji nga rrjeti kombëtar, kërcënon ndërprerjen e energjisë elektrike
Premtimi i Presidentit të zgjedhur republikan Donald Trump për dëbime masive të emigrantëve ka nxitur kryebashkiakët demokratë të marrin masa për mbrojtjen e tyre
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë. Zoti Trump premtoi gjatë fushatës elektorale se do t’i japë fund konfliktit me shpejtësi. Zëri i Amerikës sjell një pasqyrë të karrierës së gjeneralit në pension
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi një nga zonat ku trupave ukrainase po u mësohen aftësi të reja nga trupat britanike, kanadeze e polake.
Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një treg Krishtlindjesh, por thanë se hetimet kishin treguar se ai nuk përbënte rrezik. Ekspertët thonë se autoritetet gjermane dështuan të hetonin këtë rast
Një klinikë në Britani të Madhe ka filluar të bëjë klonimin e kafshëve shtëpiake duke u dhënë njerëzve mundësinë të kenë sërish kafshët e tyre të preferuara shtëpiake. Por ndërsa laboratori britanik mund të mbledhë mostra të ADN-së, procesi shkencor i klonimit duhet të bëhet në Shtetet e Bashkuara.
Në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, aktivistët që kishin përkrahur projektin më të madh në botë të heqjes të digave, atë për çmontimin e digave në lumin Klamath, po festojnë sukseset e para, por njëherësh po hasin edhe pengesa.
Partitë opozitare në Mal të Zi nuk lejuan mbajtjen e seancës së parlamentit të premten, duke penguar interpelancën e Kryeministrit malazez. Opozita kërkon anulimin e vendimit që lidhet me nxjerrjen në pension të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ajo e konsideron si “puç kushtetues”.
Shtetet e Bashkuara hapën zyrtarisht muajin e kaluar një bazë të përhershme ushtarake në Poloni, pjesë e sistemit të mbrojtjes nga raketat të NATO-s, mes tensioneve në rritje me Rusinë. Ministri polak i mbrojtjes thotë se baza është gjithashtu një dëshmi e bashkëpunimit polako-amerikan.
Në Tiranë, autoritetet bënë të ditur se kanë vendosur të mbyllin për një vit platformën Tik-Tok, si pjesë e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla. Vendimi erdhi një muaj pasi një nxënës humbi jetën gjatë një konflikti me moshatarë të tij, grindje që dyshohet se kishte nisur në rrjetet sociale.
Elon Musk, aleati miliarder i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, shprehu vlerësimin për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë. Komentet e tij vijnë para zgjedhjeve në vendin evropian në fillim të vitit të ardhshëm.
Ngarko më shumë