Kalifornia po ndërmerr hapat e para për të mbrojtur politikat progresive të këtij shteti nga sfidat në nivel federal që pritet të krijohen nga administrata e re që merr detyrën në janar.
Mbështetja për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë vazhdoi të rritej në vitin 2024. Analistët thonë se kjo prirje u nxit nga shqetësimet për emigracionin, inflacionin dhe luftën në Ukrainë.
Shqipëria nisi sot bisedimet për një tjetër grupkapitull, pjesë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Do diskutohen marrëdhëniet me jashtë dhe politikat e sigurisë e mbrojtjes.
Ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk u deklarua sërish lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, ndërsa theksoi se nuk është pengesë dhe as nuk paraqet rrezik për askënd në Kosovë në kuptimin politik.
Agjencitë vlerësojnë se bëhet fjalë për një kombinim të dronëve civilë, dronëve të zbatimit të ligjit, avionëve me pilot, helikopterëve, apo edhe yjeve në qiell që njerëzve u janë dukur si dronë.
Mbi 60 mijë banorë në veri të Izraelit u evakuuan 14 muaj më parë, kur Hezbollahu filloi bombardimin e zonës në mbështetje të Hamasit dhe luftës kundër Izraelit. Por pas arritjes së një armëpushimi disa banorë izraelitë po rikthehen, ndërsa të tjerë thonë se kanë zgjedhur të presin
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar zotin Brendan Carr si drejtues të Komisionit Federal të Telekomunikacionit, që administron komunikimet elektronike në Shtetet e Bashkuara.
Në Shqipëri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që u mor me rivlerësimit e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ofroi një pasqyrë të rezultateve, në mbyllje të mandatit të tij 7 vjeçar.
Policia maqedonase kreu sot në mëngjes një kontroll në banesën e Artan Grubit, ish-zv/kryeministër i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Aksioni ka të bëjë me prokurimet e "Lotarisë Shtetërore" në kohën kur zoti Grubi mbante postin e lartë qeveritar dhe drejtor i Lotarisë ishte Përparim Bajrami
Autoritetet palestineze, që kontrollohen nga grupi i Hamasit në Gazë, thonë se numri i viktimave gjatë luftës 14 mujore me Izraelin ka arritur në 45 mijë. Izraeli në anën tjetër njofton se gjatë luftës ka vrarë 17 mijë militantë të Hamasit, të dhëna këto që gjithashtu nuk janë të konfirmuara.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar në një rast që nuk është bërë publik nga prokuroria ndërsa mbështetësit e kryeminsitrit e shohin si një veprim të motivuar politikisht në kohën kur vendi po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, kanë spiunuar gazetarët dhe veprimtarët e opozitës, duke instaluar programe spiunazhi në telefonat e tyre celularë.
Ngarko më shumë