Viktor Kalyberda jeton në fshatin Sulyhivka pa ujë dhe drita. Fshati, 170 kilometra nga qyteti Kharkiv, u shkatërrua gjatë agresionit rus që filloi në shkurtin e vitit 2022. Gjatë sulmit të forcave ruse nuk është kursyer asnjë shtëpi.
Rreth 24 milionë emigrantë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në bazë të analizave të të dhënave të regjistrimit të popullsisë amerikane nga Qendra Kërkimore Pew.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe rimëkëmbjes vazhdojnë në juglindje të Shteteve të Bashkuara pas goditjes nga uragani “Helene”. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi, një stuhi e re, që ndodhet tashmë në Gjirin e Meksikës pritet të godasë rajonin këtë javë.
Në Shqipëri, opozita organizon protestë nkundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, ky është fillimi i një lëvizje që nuk do të ndërpritet derisa të arrihet në një qeveri teknike që do të përgatiste zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Qeveria e Kosovës vendosi të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia, mes shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë proceseve të rëndësishme siç është Procesi i Berlinit.
Zëri i Amerikës bisedoi me gazetarë që kanë mbuluar konfliktin dhe analistë të medias lidhur me rëndësinë që ka media për raportimet nga vendi i ngjarjes dhe që gazetarët në terren të punojnë lirshëm.
Izraelitët po shënojnë një vjetorin e sulmit më të përgjakshëm në historinë e shtetit të Izraelit. Sulmi i grupit militant Hamas para një viti më 7 tetor shkatërroi ndjenjën e sigurisë dhe nxiti luftëra në dy fronte, pa një epilog të qartë në horizont.
Një burrë nga Kashmiri, zona që administrohet nga India, thotë se një ofertë pune në Moskë kishte qenë mashtrim për ta dërguar atë në frontin e luftës me Ukrainën. Zëri i Amerikës sjell kalvarin që kaloi 32-vjeçari së bashku me disa bashkëkombës të tjerë nga Kashmiri.
Grupe qytetarësh e përfaqësues institucionesh në Prishtinë iu bashkuan të dielen nismës ndërkombëtare “Race for the Cure”, vrapim ndërgjegjësues rreth parandalimit të kancerit të gjirit dhe mbështetjes për të prekurit nga kjo sëmundje.
Në qytetin e Vlorës, që u përmbyt masivisht dy ditë më parë, uji u tërhoq të dielën nga shumë lagje ndërkohë që banorët dhe punonjës të emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën. Shumë banorë po kërkojnë mbështetje për dëmet që kanë pësuar
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili mori drejtimin e aleancës këtë javë, u zotua gjatë një vizite në Ukrainë të enjten se do t’i jepte përparësi mbështetjes për Kievin. Drejtuesi i ri i aleancës përballet me sfida të vështira.
Politika e Shteteve të Bashkuara për Kinën përgjithësisht nuk ka ndryshuar nga administrata e ish-Presidentit Donald Trump tek ajo e Presidentit Joe Biden. Të dy e kanë konsideruar Kinën si konkurenten më të madhe të Amerikës.
Ngarko më shumë