SPAK arrestoi sot në Tiranë ish-presidentin e Republikës dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Akuzat zyrtare ndaj tij nuk janë bërë ende publike, por sipas avokatit të zotit Meta, ato kanë të bëjnë me dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.