Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi shumicën socialiste në pushtet se ka dështuar me luftën kundër korrupsionit. Por ajo shtoi se megjithatë beteja e opozitës mbi këtë çështje, duhet të bëhet në parlament, për të mos ua lënë flamurin e luftës, atyre që e kanë nxitur korrupsionin.