Arianit Shehu, Drejtor i Lartë i NDI-së për Lindjen e Mesme thotë se rënia e regjimit të Asadit ishte disi e befasueshme në brishtësinë e tij, por jo në rrëzimin e vet regjimit, gjë që duhet të kishte ndodhur një dekadë më parë. Ai thotë se Irani dhe Rusia i mundësuan atij qëndrimin në pushtet.