Studiuesit theksuan që Kuvendi nevojitet të heqë dorë nga ndryshimi i buxhetit të shtetit me akte normative, ndërsa në ligjin për sistemin buxhetor duhen shtuar mekanizma parandalues të abuzimit të mundshëm në vitet zgjedhore.
Autoritetet thanë se j\kanë arrestuar tre shtetas nga Ukraina, një nga Bjellorusia dhe është shpallur në kërkim një shtetas nga Polonia
Disa projektligje të miratuara në fillim të këtij muaji nga shumica në Parlamentin e Kosovës, u dërguan sot për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike në opozitë për shkak të siç thuhet shkeljes së procedurave dhe përmbajtjes të tyre.
Sipas INSTAT refugjatët sirianë përbënin vitet e fundit numrin më të madh të emigrantëve të huaj të parregullt të futur në Shqipëri, së bashku me shtetasit nga Afganistani
Demonstrata është pjesë e protestave më të gjera që shpërthyen pas rënies së një çatie betoni në stacionin hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit muajin e kaluar, duke vrarë 15 veta.
Operacioni u krye në bashkëpunim të ngushtë të SPAK-ut, prokurorisë dhe policisë së Kosovës me FBI-në. SHBA kërkon ekstradimin e njërit prej të arrestuarve.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tërhiqet nga konflikti i hapur. Një ditë më parë Gjykata e Lartë kishte nisur procedurat për zëvendësimin e saj
Rreth 80 studiues nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe Europa po paraqesin studimet e tyre në seminarin ndërkombëtar dy ditor
Studiuesit pohuan se Profesor Peter Prifti u shqua si mbrojtës i interesave kombëtare gjatë diktaturës komuniste të Shqipërisë dhe përballjeve shqiptaro-serbe në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se tani ky institucion do të kërkojë nga autoritetet përgjegjëse të kryejnë verifikimet e nevojshme për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje.
Ai ë bëri këtë zotim në një përpjekje për të ulur tensionet mes protestave të nxitura nga shembja e çatisë së një stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, që la pas vetes 15 të vdekur.
As qeveria e as prokuroria nuk dhanë ndonjë hollësi rreth thirrjes, në të cilën thuhet se kryeministri duhet të paraqitet si dëshmitar.
Ngarko më shumë