Katërmbëdhjetë veta humbën jetën pasi një çati betoni në një stacion hekurudhor u shemb me 1 nëntor.
Qytetarët vlerësojnë tek zgjedhjet amerikane ato elementë, për të cilat kanë më shumë nevojë në Shqipëri: fushatë e kulturuar, shkëmbim pikëpamjesh në debate televizive si dhe premtime të qarta për të ardhmen e vendit.
Qytetarët në Prishtinë i thanë Zërit të Amerikës se lidhja ndërmjet dy popujve mbetet e palëkundur pavarësisht rezultatit zgjedhor, ndonëse thonë se kanë një lloj lidhjeje të veçantë me demokratët që drejtuan fushatën për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.
Ministri serb Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç tha të hënën se ai po jepte dorëheqjen, disa ditë pasi një çati betoni në një stacion hekurudhor u shemb, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë.
Kritikat pasuan deklaratat e javëve të fundit të zyrtarëve të pushtetit të cilët hodhën mëdyshje nëse do të themelojnë Asociacionin, një detyrim në rrugën evropiane të Kosovës.
Takimi i Tiranës synon rrjetëzimin e Agjencive të Sigurisë Kibernetike mes këtyre vendeve, ndërsa sfidat, sulmet dhe rreziqet kibernetike po shtohen.
Në një rrëfim për Zërin e Amerikës, ajo veçon disa momente të rrugëtimit të saj, që lidhen me pasionin vështirësitë dhe trashëgiminë.
Zyrtarë të fushatave të nënpresidentes Kamala Harris dhe rivalit të saj Donald Trump, thanë se administrata e tyre do t’i kushtojnë vëmendje rajonit të Ballkanit, i cili po ndjek me interesim zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë.
Kjo është hera e tretë brenda tre muajve që shqiptarët e Luginës së Preshevës hidhen në protestë me kërkesat si ndalimin e pasivizimit të adresave të tyre, kthimin e gjykatës në komunën e Preshevës, respektimin e marrëveshjeve politike dhe angazhim më të madh për integrimin institucional të tyre.
Partitë proserbe dhe pro-ruse kërkojnë që gjuha serbe të jetë gjuhë zyrtare në Mal të Zi duke marrë parasyshë faktin se, sipas tyre, regjistrimi i popullsisë tregoi se shumica e banorëve flasin këtë gjuhë.
Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën thuhet se gratë ende mbesin të nënpërfaqësuara dhe se numri i tyre në poste të larta është i pakënaqshëm
Autoritetet serbe thanë se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë gjashtë vjeçar.
Ngarko më shumë